0_Maqedoni.Portal0_MIA Investigon.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Spasovski për MIA-n: Qeveria teknike duhet të krijojë atmosferë demokratike për vendimmarrje të lirë të qytetarëve në zgjedhjet

Kjo Qeveri teknike nuk është formuar që dikush të ketë më shumë ose më pak besueshmëri ose legjitimitet politik, por thjeshtë të gjithë së bashku të përfshihemi në institucionet dhe në fund të gjithë së bashku të garantojmë se përmes një atmosfere korrekte demokratike do t’u japë qytetarëve mundësinë që të vendosin lirisht për atë se në çfarë drejtimi do të lëvizë shteti gjatë periudhës së ardhshme, shprehet kryeministri Oliver Spasovski në intervistën për MIA-n.

Shkup, 18 janar 2020 (MIA) – Kjo Qeveri teknike nuk është formuar që dikush të ketë më shumë ose më pak besueshmëri ose legjitimitet politik, por thjeshtë të gjithë së bashku të përfshihemi në institucionet dhe në fund të gjithë së bashku të garantojmë se përmes një atmosfere korrekte demokratike do t’u japë qytetarëve mundësinë që të vendosin lirisht për atë se në çfarë drejtimi do të lëvizë shteti gjatë periudhës së ardhshme, shprehet kryeministri Oliver Spasovski në intervistën për MIA-n.

Sipas tij, Qeveria e tanishme teknike dallon dukshëm nga ajo e vitit 2016, e cila kishte për qëllim ta çlirojë atmosferën në shtet në mënyrë që qytetarët të mund të marrin vendim të lirshëm në zgjedhjet, derisa tani kur shteti është demokratik me institucione të lira demokratike, kabineti i ri kalimtar qeveritar punon në të gjitha prioritetet strategjike të vendit dhe të sigurojë zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Z. Kryeministër, koncepti Qeveri teknike ishte paramenduar si ide për zbatimin e zgjedhjeve. Sa kontribuon ky koncept në demokratizimin e shoqërisë?

Shikoni, secili koncept, secila shans për të bërë diçka së bashku që do të jetë në interes të qytetarëve është i vlefshëm dhe ai duhet doemos të respektohet. Ndonëse rrethanat në të cilat formohet kjo qeveri teknike përballë qeverisë paraprake teknike nuk janë të njëjta. Para së gjithash, Qeveria teknike në vitin 2016, gjegjësisht e formuar në vitin 2015, e deri në mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2016, ishte para së gjithash të sigurojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, të çlirojë atmosferën në shtet e gjithë kjo me qëllim që qytetarët të mund të marrin vendim të lirë, meqë vendimi i mirëfilltë që do të thotë investim në të ardhmen e shtetit është ai që do ta marrin qytetarët lirshëm dhe pa kurrfarë presionesh. Ne në atë moment kishim një regjim që mbijetonte 11 vite në shtet dhe duhej doemos të formohet qeveri teknike. Mirëpo, me demokratizimin e shoqërisë, me krijimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si shtet të lirë, shtet demokratik me institucione të lira demokratike, ne konsiderojmë se formimi i kësaj qeverie teknike në këtë moment është me të vërtetë i vlefshëm si koncept dhe të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë në dy drejtime. Së pari, të vazhdojnë të gjitha prioritetet strategjike të shtetit të sigurohet në mënyrë të papenguar anëtarësimi ynë në NATO, të bëjmë gjithçka që të fillojmë bisedimet me BE-në, të kemi institucione funksionale , qytetarët të mund t’i marrin të gjitha shërbimet me kohë, të vazhdojnë të gjitha projektet që kishin filluar dhe të kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike. Këto janë prioritetet që duhet doemos të jenë prioritete kulmore të kësaj qeverie.

Në opinion megjithatë mbisundon përshtypja se nuk funksionon ky bashkëpunim mes pushtetit dhe opozitës, por Qeveria teknike megjithatë u shndërrua në instrument për konfrontim të ndërsjellë dhe fushatë parazgjedhore, madje edhe në formë të paralelizmit. A ishte në fakt thirrja Juaj nga konferenca për media e së martës në kontekst të uljes së druajtjeve të qytetarëve nga këto dukuri?

Ajo, që desha t’ua njoftoj qytetarëve është se me të vërtetë kjo Qeveri funksionon normalisht, se të gjitha institucionet funksionojnë normalisht, mirëpo edhe t’u dërgoj porosi subjekteve politike. Një gjë është të keni situatë kur doni të merrni pika politike, por këtë të mos e bëni në kurriz të shtetit, në kurriz të qytetarëve, të realizimit të interesave tona kombëtare. Thjeshtë politika le të jetë luftë e koncepteve që do t’i ofrojnë partitë politike. Kjo Qeveri nuk është formuar që dikush të ketë më shumë ose më pak besueshmëri ose legjitimitet politik, por thjeshtë të gjithë së bashku të përfshihemi në institucionet dhe në fund së bashku të garantojmë se përmes një atmosfere korrekte demokratike do t’u japim qytetarëve mundësinë që të vendosin lirisht për atë në cilën rrugë do të lëvizë shteti në periudhën e ardhshme dhe ky është obligimi dhe përgjegjësia themelore e të gjithë neve. Prandaj bëra thirrje se dialogu si vlerë më e lartë demokratike duhet doemos të mbijetojë në këtë periudhë. Ku ajo do të tregohet më së shumti, nëse jo atje ku duhet të tregohet – në institucionet e sistemit. Prandaj thashë se në të gjitha ministritë dialogu duhet të jetë në një nivel. E dini ne tani bisedojmë në kushte kur formohej një qeveri e këtillë kalimtare deri në mbajtjen e zgjedhjeve, mirëpo dialogu si vlerë demokratike duhet doemos të funksionojë, pa dallim nëse është ajo qeveri legjitime politike, meqë megjithatë është formuar prej më shumë subjekteve politike. Dua të theksoj se shoqëria e Maqedonisë nuk guxon të kthehet dhe t’i humbë vlerat demokratike që ishin humbur deri në vitin 2017. Të gjithë së bashku duhet të përpiqemi të vazhdojmë më tutje, të bëjmë një hap përpara drejt forcimit të institucioneve, një hap përpara drejt perceptimit që e kanë qytetarët ndaj institucioneve dhe prandaj konsideroj se krahasimi i asaj qeverie që ishte formuar për mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2016 dhe kësaj aktuale është thjeshtë i pamundshëm, për shkak se kemi dy situata të ndryshme të shtetit – një moment deri në vitin 2016, një regjim hibrid në të cilin nuk funksionin institucionet dhe këto nuk janë konstatime të mia, këto janë konstatime të Bashkimit Evropian, konstatime të të gjithëve që në atë kohë na vëzhgonin. Sot keni shtet që është në prag të asaj që të bëhet anëtare e NATO-s, shtet që do t’i çelë bisedimet me BE-në, shtet që është i lirë, shtet që ka institucione transparente, politikanë të përgjegjshëm, shtet në të cilin zbatohen reforma dhe mbisundon e drejta dhe ne duhet doemos si gjeneratë dhe si anëtarë të kësaj qeverie për përgjegjësinë që e bartim, e këto janë përfitimet nga këto dy vite të vazhdojnë edhe më tutje.

Pasardhësi juaj në resorin e punëve të brendshme, z. Çulev akuzoi se gjatë mandatit tuaj struktura kriminogjene janë përfshirë në Ministrinë. Si e komentoni këtë dhe në çfarë gjendje Ju ia lëshuar resorin, në raport me atë se si e keni hasur?

Shikoni, unë kam folur shumë për atë se në çfarë gjendje ishte Ministria e Brendshme, e në çfarë gjendje është tani. Edhe atë nuk duhet ta them. Mjafton vetëm të përkujtoj në projektin “E vërteta për Maqedoninë” në të cilin ishin publikuar bisedimet e përgjuara në të cilat vetë ministri i Brendshëm tha se MPB-ja dhe MVRO-ja, duke asociuar se atje gjenden shtabet e VMRO-së, keqpërdorimi i institucioneve, keqpërdorimi i zgjedhësve dhe ne në periudhën e qeverisë paraprake teknike i informuam qytetarët se çfarë ka ndodhur atje. Madje në mënyrë të ilustruar treguam se ku ka qenë shtabi i VMRO-së, ku dhe në çfarë mënyre kanë funksionuar autoritetet në atë moment, si është keqpërdorur e drejta e zgjedhësve përmes dhënies së letërnjoftimeve dhe dokumenteve të falsifikuara. Mirëpo, e gjithë kjo është e kaluar. Ne duhet të orientohemi drejt së ardhmes. Ne sot kemi MPB-në, e cila filloi procese dhe një pjesë i përfundoi me sukses edhe atë reforma kyçe, reforma substanciale. Do ta përmendi vetëm sistemin për ndjekjen e komunikimeve që ka përfunduar tërësisht me formimin e agjencisë operative teknike dhe në këtë mënyrë deri në masën më të vogël të mundshme eliminuam keqpërdorimin e të drejtave të njeriut përmes sistemit për ndjekjen e komunikimeve, gjegjësisht përgjimin. Nëse paraprakisht kishim krizë politike që u bazua në përgjimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, sot ky model është eliminuar tërësisht. E reformuam Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, u formua Agjencia e re për Siguri Kombëtare, e stabilizuam Ministrinë e Brendshme në aspektin financiar, 2019-ta është vit në të cilin për herë të parë nuk barten borxhe në vitin 2020. Për herë të parë do të paguhen bonus paga për nëpunësit policor të cilët kanë punuar më shumë se 150 orë jashtë orarit të punës brenda vitit, kishim rritje të shumëfishtë të pagave të të punësuarve, forcim të sistemit të profesionalizimit, etj.. Ndryshe, kur bëhet fjalë për struktura kriminele, po, unë kam folur, kam bërë hapa konkretë për çlirimin e institucioneve nga këto struktura kriminogjene dhe në fund të fundit, unë jam ai që filloi i pari të fletë se duhet doemos të kemi veting në institucionet dhe që bëri hapin konkret për institucionin veting. Kështu që nuk dua si politikanë seriozë, së paku ata që konsiderohen të tillë, të merremi me muhabete, konstatime, që ndoshta do të kontribuojnë për pikë politike dhe në momente të caktuara për, nuk e di, mahnitjen e opinionit nga ajo që ndodhë, por thjeshtë duhet t’i rrekemi punës. Ka institucione që funksionojnë përmes proceseve të këtyre institucioneve, përmes udhëheqjes së procedurave, duhet të dëshmohet dhe në bazë të asaj të bëhen hapa konkrete, që do të thotë çlirim të institucioneve nga strukturat kriminale.

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme vijoi pas mosmarrjes së datës për bisedime me BE-në. A konsideroni se vendimi për zgjedhje të parakohshme ishte i shpejtuar, duke marrë parasysh se fushata parazgjedhore përputhet me mbarimin e procesit të ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO, mbajtja e Këshillit të Evropës në muajin mars, si dhe përgatitjet për Samitin BE-Ballkani Perëndimor?

Unë nuk konsideroj fare se kemi marrë vendim të shpejtuar. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut për këto dy vite e gjysmë janë zgjidhur çështjet më të rëndësishme dhe më të vështira. Flas për çështje strategjike që i çelën perspektivat e këtij shteti dhe gjeneratave për në të ardhmen. Dhe në bazë të kësaj ne bëmë një set prioritetesh reformuese, që i realizuam në mënyrë që ta arrijmë qëllimin që është prioritet strategjik, e ai është edhe anëtarësimi në NATO edhe në Bashkimin Evropian. Dhe këtë në përgjithësi na e pranon edhe Evropa dhe bota. Nuk ka asnjë shtet në BE në të cilën nuk konstatohet përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë periudhë. Madje ka konstatim se Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë kërcim të pabesueshëm nga ajo që ka qenë si shtet në vitin 2016, nga kualifikimi i shtetit të kapur, ne sot kemi shtet që është në prag të Bashkimit Evropian dhe ne si strukturë politike, si Qeveri gjithmonë jemi udhëhequr nga zëri i qytetarëve. Ajo që e dëshirojnë qytetarët, ajo që konsiderojnë se është prioritet i tyre, atë ta realizojmë, atë që konsiderojnë se është e keqe, ta përmirësojmë, atë që konsiderojnë se duhet të ripërpunohet , të punojmë me mund dhe prandaj konsideronim se pas vendimit të këtillë, për të cilin edhe vetë Bashkimi Evropian konstatoi se është gabim strategjik, konsideronim se duhet t’ua kthejmë mandatin qytetarëve dhe të kërkojmë prej qytetarëve ta marrin vendimin që është vetëm në duart e tyre, e ky është se si e shikojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Cila është rruga nëpër të cilën duhet të lëvizë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe çfarë është ajo që duhet ta bëjmë në mënyrë që t’i realizojmë të gjithë interesat tonë strategjik. Unë në këtë pjesë konsideroj se e kemi bërë hapin e vërtetë, ndërsa jam i bindur thellë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjnë hapin e vërtetë me marrjen e vendimit të mirëfilltë në zgjedhjet.

Dy ditë më parë për vizitë në vend ishte eurokomesari i ri i Zgjerimit z. Varheji, i cili përmendi se është i mundshëm vendimi për fillimin e bisedimeve para Samitit në Zagreb. A është e mundshme të presim vendim të tillë para zgjedhjeve?

Shikoni, ne kemi biseduar shumë hapur me z. eurokomesarin i cili për herë të parë është për vizitë zyrtare në shtetin tonë. Biseduam shumë hapur për perspektivat e gjithë rajonit tonë dhe unë i jam me të vërtetë falënderues edhe eurokomesarit edhe kryetares së Komisionit Evropian, të cilët si prioritet e vendosën fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë dhe mbështetjen që e japin me hapa konkrete, që ata i ndërmarrin, nga njëra anë. Së dyti, unë e di se kjo Qeveri, strukturat politike në shtet, gjithashtu, janë të orientuara drejt vazhdimit të proceseve dhe prioriteteve reformuese, drejt forcimit të dialogut politik në shtet, drejt ndërtimit, gjegjësisht sendërtimit të marrëdhënieve ndëretnike në shtet, drejt rritjes ekonomike, etj. dhe drejt ruajtjes së situatës në Maqedoni si shtyllë të stabilitetit në gjithë këtë rajon. Pse? Për shkak se ne arritëm t’i mbyllim të gjitha çështjet e hapura me fqinjët tanë dhe me të vërtetë jemi shteti i vetëm që sot ndërton marrëdhënie të mira, miqësore dhe partnere me shtetet e fqinjësisë. Të gjitha këto janë parakushte dhe argumentime të mira që Këshilli i Evropës të përmirësojë, do të thosha, vendimin e padrejtë të tij ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut në raport me datën e fillimit të bisedimeve. Ne edhe më tutje do të vazhdojmë t’u japim argumente se qëndrojmë fuqishëm në rrugën për të cilën u përcaktuam dhe se interesi ynë strategjik për anëtarësinë Bashkimin Evropian nuk ka kurrfarë alternative dhe unë pres vetëm atë se të gjitha këto argumente do t’i marrin parasysh gjatë marrjes së vendimit. Sa më shpejtë, marrja e vendimit për bisedime për Republikën e Maqedonisë së Veriut është porosi e qartë, mbështetje e fuqishme për qytetarët, mirëpo edhe porosi e qartë për gjithë rajonin.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi dje u bëri thirrje partive politike që t’i ulin dallimet rreth Ligjit për prokurori publike, ndërsa edhe nga z. Varheji, si dhe nga përfaqësuesit tjerë ndërkombëtarë kishte porosi se do të ishte mirë të miratohet ky ligj. A do të mund të kishte ndikim mosmiratimi eventual i ligjit nga kjo përbërje aktuale parlamentare në prolongimin e sërishëm të vendimit për fillimin e bisedimeve?

Pra, kur fola për kapacitetet demokratike të institucioneve, e këtu përfshihen edhe kapacitetet demokratike të subjekteve politike, para së gjithash llogaris në dialogun politik që zhvillohet në shtet, në institucionet. Parlamenti është njëri prej atyre institucioneve, Qeveria gjithashtu, dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë përgjigje në të gjitha këto çështje që janë të rëndësishme për përparimin e shtetit, mes tyre edhe Ligji për prokurori publike. Është e vërtetë se ne biseduam me eurokomesarin lidhur me miratimin e kësaj zgjidhjeje ligjore dhe ai theksoi se ky nuk është kusht që Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë datë për bisedime. Mirëpo, do të ishte rekomandim shumë i mirë para Këshillit të Evropës se me të vërtetë kemi përparim serioz dhe nga ky aspekt përgjegjësia e subjekteve politike është në një nivel më të lartë në raport me miratimin e zgjidhjes ligjore që do ta kishte kënaqur konceptin e asaj zgjidhjeje ligjore. Unë konsideroj se asnjëri në shtet nuk guxon t’i vendosë interesat e tij personale dhe politike mbi interesat e shtetit dhe të qytetarëve. Dhe konsideroj se nuk ekziston vendim që duhet të miratohet në nivel politik, e të mos mund të miratohet për shkak se ndoshta do të shkelë pritjet personale ose politike të disa individëve, të grupeve të caktuara. Dhe prandaj konsideroj se kemi shans për dialog, kemi shans që t’ia dalim për të arritur përparim serioz në miratimin e zgjidhjeve ligjore. Kjo është njëra prej zgjidhjeve ligjore, ekzistojnë edhe zgjidhje të tjera ligjore në Kuvend për të cilat do të duhet të debatohet dhe të miratohen në mënyrë që të tregojmë se ne jemi seriozisht të përgatitur dhe me minimum konsensus kombëtar se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’i realizojë interesat kombëtar.

Si Ligji për Kuvendin që ishte miratuar dje.

Shikoni, ajo që është bërë dje, miratimi i Ligjit për Kuvendin është një vendim shumë i rëndësishëm, do ta quaja historik, mbi të cilin nuk duhet aq lehtë të kalojmë të gjithë ne, por duhet t’ua bëjmë të ditur rëndësinë e këtij ligji qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu paraprakisht kemi pasur një zgjidhje ligjore ose vendim që do të thoshte pavarësi financiare të Kuvendit dhe ajo ishte promovuar si njëra prej vlerave të fuqishme demokratike të shtetit. Ne sot kemi situatë në të cilën e miratojmë Ligjin për Kuvendim, i cili forcon pavarësinë, besueshmërinë e këtij institucioni dhe kjo është shumë më tepër në kuptimin e përfitimit demokratik për të gjithë ne dhe për qytetarët dhe konsideroj se kjo është një nga vendimet e mirëfillta që ka vlerën e saj.

Të hënën realizuat takim me patriarkun botëror Vartolomej, takim që shkaktoi shumë spekulime si te ne, ashtu edhe në fqinjësi, para së gjithash në Serbi, madje opozita ju akuzoi se e shfrytëzoni kishën edhe për marketing politik parazgjedhor. Për çfarë saktësisht u bë fjalë në atë takim dhe nëse janë të sakta informacionet se patriarku është ofruar të ndërmjetësojë mes KOM-it dhe KOS-it?

Shikoni, unë jam i kënaqur për shkak se takimi shkaktoi reagim, për shkak se takime që nuk shkaktojnë reagime mund të konstatojmë se kanë qenë pa qëllim. Vetë fakti se ky delegacion ishte në thirrje të patriarkut botëror, shenjtërisë së tij Vartolomeut, flet mjaftë se është me të vërtetë takim i rëndësishëm dhe menjëherë pas takimit unë e informova opinionin se kishim një bisedime shumë të këndshme, pozitive dhe të gjatë lidhur me çështjet se e mbështesim patriarkun që të vazhdojë edhe më tutje me, do të thosha, nxitjen e dialogut që e karakterizon atë, zgjidhjen e çështjeve mes kishave dhe besimtarëve ortodoksë, se ky dialog është i nevojshëm në mënyrë që të mbyllen edhe çështjet që do të thonë mosmarrëveshje të kishave edhe në rajonin tonë. Kuptohet se për ne është shumë e rëndësishme të gjendet zgjidhje për KOM-in. Këto nuk janë vendime që i merr Qeveria ose shteti. Ne vetëm thamë se kemi mbështetjen e fuqishme të KOM-it, se ekziston një unitet i fuqishëm për të gjetur zgjidhje të tillë, ne këtë punë do t’ia lëmë kishës që ta zgjidhë si çështje. Mirëpo dëshirojmë me të vërtetë të gjendet zgjidhje. Edhe këtu kur bëhet fjalë për prioritete kulmore dhe kombëtare, nuk guxon të bëhet fjalë për politikë. Unë nuk mund t’i kuptojë subjektet individuale politike që jo prej tani, nëse doni edhe në historinë më të re të Maqedonisë ose nga ana tjetër shikuar historikisht, se shumë herë për prioritete strategjike kombëtare nuk e kanë dhënë mbështetjen e tyre. Dhe më së paku që mundet të mos pengohet në procesin, por të lejojmë që lirisht në bazë të bisedimeve që do të zhvillohen mes kishave të arrijmë deri te zgjidhja e kësaj çështjeje. Mirëpo, e thashë, se kjo do të jetë punë e KOM-it bashkë me Patriarkatin Botëror përmes bisedimeve të arrihet deri te zgjidhja. E jona është që vetëm t’i japim mbështetje gjithë procesit dhe të jemi falënderues nëse sa më shpejtë arrijmë deri te zgjidhja.

Në dy javët e fundit ishim dëshmitarë, të them, të obstruksioneve nga ana e BDI-së së pari gjatë miratimit të ndryshimeve të Kodit zgjedhor, ndërsa tani e pamë edhe për Ligjin për anulimin e lustrimit. Si funksionon koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së?

Koalicioni mes partnerëve në Qeveri, funksionon normalisht, në zbatimin e programeve qeveritare, në zbatimin e prioriteteve tona. Ajo që mund ta konstatojmë është se ekzistojnë mosmarrëveshje të caktuara lidhur me çështjet që kanë të bëjnë vetëm me kapacitetin e fuqishëm demokratik që e ka kjo dhe Qeveria paraprake. Ne duam të bisedojmë hapur për çështjet. Është normale mes subjekteve politike, mes partive politike, partnerëve politik të mos ketë qëndrim krejtësisht unik lidhur me këto çështje, dhe se për këtë duhet të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Mirëpo, nuk është diçka që e cenon koalicionin ose e cenon bashkëpunimin, por përkundrazi konsideroj se me këtë kemi vlerë të shtuar që sërish t’i analizojmë situatat dhe në bazë të të gjitha vërejtjeve ne të vijmë deri te zgjidhjet vërtetë të mira që do të ishin në interes të gjithë qytetarëve tanë.

Cilat janë pritjet tuaja nga zgjedhjet e ardhshme, si në pjesën e vetë organizimit dhe zbatimit, ashtu edhe të vetë rezultateve të zgjedhjeve?

Konsideroj se ne si shtet duhet të bëjmë çmos që të kemi zgjedhje korrekte, demokratike dhe të lira, se duhet të bëjmë çmos që ta ruajmë nivelin e këtij kapaciteti demokratik që e kishim në zgjedhjet e vitit 2017, 2018, 2019, kur me të vërtetë treguam se Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet serioz demokratik në institucionet që të mundësojë në atmosferë të qetë, demokratike dhe korrekte qytetarët t’i marrin vendimet. Unë pres se ky do të jetë rast edhe me këto zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se qytetarët me të vërtetë do të marrin vendim vërtetë të drejtë dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbetet në rrugën e vërtetë.

Supozoj se jeni të bindur në fitoren e koalicionit të LSDM-së në zgjedhjet. Cilat janë ambiciet tuaja për pas kësaj fitores tuaj të pritur?

Unë jam i bindur në fitoren e konceptit që do të thotë përparim të shtetit, vazhdim të gjithë këtyre proceseve, integrim të shtetit në BE, vazhdim të të gjitha projekteve që janë filluar në këtë periudhë, rritja e fuqishme ekonomike, ndërtimi i shtetit. Këto janë argumente që mua më mbjellin besim dhe siguri në vendimin e vërtetë të qytetarëve. Ndryshe, kur bëhet fjalë për pritjet e mia personale unë absolutisht asnjëherë, e as tani, nuk do ta vendosi interesin tim personal ose pritjet e mia para interesit të qytetarëve. Për mua është më e rëndësishme të fitojnë qytetarët me një vendim të vërtetë dhe ta shikoj Republikën e Maqedonisë së Veriut se si përparon.

Sashko Panajotov

Back to top button
Close
Close