0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëVideo deklaratëZgjedhje parlamentare 2020

Spasovski: Paralajmërojmë ekonomi të shpejtë zhvillimi me baza reale

Bartësi i listës në NJZ 2 dhe kryeministri Oliver Spasovski sot kërkoi një mandat nga qytetarët për një ekonomi të shpejtë të zhvillimit e cila, siç tha, sjell rritje të qëndrueshme ekonomike, paga më të larta dhe shans për të gjithë.

Shkup, 5 korrik 2020 (MIA) – Bartësi i listës në NJZ 2 dhe kryeministri Oliver Spasovski sot kërkoi një mandat nga qytetarët për një ekonomi të shpejtë të zhvillimit e cila, siç tha, sjell rritje të qëndrueshme ekonomike, paga më të larta dhe shans për të gjithë.

Ai njoftoi 1 miliard investime të huaja, por edhe mbështetje për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

“Paralajmërojmë pagë mesatare prej 34 mijë denarëve ose mbi 550 euro dhe pagë minimale deri në 20 mijë denarë ose mbi 320 euro në katër vitet e ardhshme të mandatit. Paralajmërojmë rritje të pensioneve sipas rritjes së pagave dhe rritje të pensionit më të ulët me 21 për qind. Paralajmërojmë grante deri në 15 mijë euro për të rinjtë dhe grante për hapje të kompanive private. Paralajmërojmë ndihmë më të lartë sociale për 34 mijë familje”, tha Spasovski pas takimeve me banorët e Komunën e Butelit.

Vendi ynë, tha ai, është më i favorshëm për të investuar në rajon për shkak të sigurisë që ne e kemi siguruar. Edhe pse në fillim të integrimit kemi 600 milionë euro investime të huaja direkte, mund të bëjmë më shumë dhe madje edhe më mirë.

LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi”, tha ai, çojnë në rrugën e duhur drejt një të ardhme të sigurt dhe një ekonomie të shpejtë zhvillimi, që do të thotë patriotizëm në veprim. mb/

Back to top button
Close
Close