0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Spasovski: Nuk ka nevojë për gjendje të re të jashtëzakonshme, zgjedhjet janë më 5 korrik

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) - Zgjedhjet duhet të mbahen në përputhje me rregullat ligjore dhe në bazë të dekretit qeveritar. Ky dekret i ndërpreu aktivitetet zgjedhore. Pra, kur të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme, afatet për zgjedhje do të vazhdojnë dhe mbesin edhe 22 ditë, ndërsa kjo përkon me 5 korrikun si një datë e mundshme. Prandaj, nëse i ndjekim këto fakte, atëherë data e zgjedhjeve është e qartë. Ne kemi nevojë për shtet funksional dhe nëse nuk ka zgjedhje, nuk do të ketë asgjë, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski në një intervistë për TV 24.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA)Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Zgjedhjet duhet të mbahen në përputhje me rregullat ligjore dhe në bazë të dekretit qeveritar. Ky dekret i ndërpreu aktivitetet zgjedhore. Pra, kur të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme, afatet për zgjedhje do të vazhdojnë dhe mbesin edhe 22 ditë, ndërsa kjo përkon me 5 korrikun si një datë e mundshme. Prandaj, nëse i ndjekim këto fakte, atëherë data e zgjedhjeve është e qartë. Ne kemi nevojë për shtet funksional dhe nëse nuk ka zgjedhje, nuk do të ketë asgjë, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski në një intervistë për TV 24.

“Ekzistojnë masa alternative, qasje deri te votuesit dhe në çfarë mënyre duhet të qaset, për ta promovuar programin. Edhe në bazë të protokolleve të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive do të mund të organizohen këto aktivitete parazgjedhore si dhe dita e zgjedhjeve”, theksoi Spasovski.

Sipas tij, zgjedhjet do të organizohen në përputhje me protokollet, me kujdes që të ketë një proces zgjedhor të suksesshëm dhe paqësor.

“Ne çdoherë kur kemi miratuar vendime në periudhën e kaluar kjo bazohej në rekomandimet mjekësore dhe i kushtonim vëmendje shëndetit. Kështu do të jetë në të ardhmen, gjithçka që do të vendosim për zgjedhjet do të bazohet në mendimet mjekësore”, tha Spasovski.

Ai theksoi se normat ligjore përcaktojnë që zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Për ne është e rëndësishme që të kemi institucione funksionale, ne nuk mund të vazhdojmë kështu, nuk kemi Parlament dhe kemi vendosur gjendje të jashtëzakonshme në mënyrë që shteti të funksionojë vetëm përmes Qeverisë. Miratimi i dekretit për pezullimin e zgjedhjeve e kushtëzon datën e zgjedhjeve. Nëse gjendja ndërpritet, fillojnë e vijojnë ato 22 ditë për ta përfunduar procesin zgjedhor. Unë e di se është e rëndësishme të kesh konsensus për datën, për këtë arsye kemi pasur edhe takim liderësh”, potencoi Spasovski.

Kryeministri theksoi se tani kemi një situatë në të cilën do të jetojmë më gjatë dhe për këtë arsye duhet të kemi zgjedhje në kohën e parë të mundshme, sepse nuk kemi asnjë mënyrë të funksionojmë si shtet nëse nuk kemi zgjedhje.

“Unë pres që të gjitha partitë politike t’i bëjnë analizat e tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhje”, shtoi Spasovski.

Sipas tij, komunikim mund të ketë në çdo kohë vetëm nëse partitë gjejnë një datë të pranueshme për zgjedhjet. Ai theksoi se edhe 21 qershori ishte një mundësi për zgjedhje, por situata kërkonte zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme, duke shtuar se ai beson se sipas kushteve nuk ka nevojë për një gjendje të re të jashtëzakonshme.

“Nuk ka nevojë të shtyhet gjendja e jashtëzakonshme. Paraprakisht, gjithashtu isha kundër, por duhej t’i sillnim edhe disa dekrete lidhur me krizën shëndetësore dhe ekonomike dhe nuk mundeshim të lejojmë të mos sillen pasi janë të rëndësishme për shëndetin e njerëzve dhe ekonominë. Zgjedhjet na janë kushtëzuar nga gjendja e jashtëzakonshme, ajo duhet të përfundojë dhe më pas të fillojnë të vijojnë 22 ditët e tjera për mbajtjen e zgjedhjeve. Që do të thotë, për zgjedhje më 5 korrik gjendja e jashtëzakonshme duhet të përfundojë më 14 qershor, edhe pse megjithatë varet prej situatës shëndetësore”, deklaroi kryeministrit Spasovski.

Ai e përmendi se shteti është jofunksional dhe se zgjedhjet janë zgjidhje që të munden institucionet t’i plotësojnë obligimet në kapacitet të plotë.

Çfarë do të na ndodhë pas një muaj, dy, tre… vallë nuk do të ketë të infektuar të rinj? Kjo nuk do të përfundojë brenda natës ndërsa ne duhet t’i kompletojmë institucionet. Nëse do të kishim mandat të plotë politik me parlament funksional do të ishte më ndryshe, do të funksiononte shteti. Prandaj tani, sipas protokolleve për mbrojtje, do të bëjmë gjithçka që të kemi zgjedhje të sigurta. Nëse mbajmë maska në market, në restorant, atëherë pse të mos mbajmë edhe në vendvotimet”, potencoi Spasovski i cili njëherësh është edhe nënkryetar i LSDM-së.

Duke i komentuar akuzat e VMRO-DPMNE-së se vendimet që i sjellë Komisioni për sëmundje infektuese janë të motivuara politikisht, Spasovski theksoi se Komisioni është i përbërë nga profesionistë, ekspertë të lartë të cilët i sjellin të gjitha vendimet dhe i shqyrtojnë gjendjet, bëjnë analiza dhe i përcaktojnë faktet dhe në bazë të shkencës propozojnë masa.

“E kam të qartë qëndrimin e VMRO-DPMNE-së që të politizohet puna e Komisionit, nuk është mirë, nuk është konkrete të udhëhiqet politikë përmes mjekëve. Nëse e politizojmë të gjithë punën atëherë nuk do të ketë askush dobi. Hristian Mickoski para disa ditësh i besonte komisionit prej tij kërkonte mendime për zgjedhjet, ndërsa tani përnjëherë nuk i pëlqen komisionit”, theksoi Spasovski.

Ai vlerësoi se politikbërja përmes mjekëve nuk do të sjellë rend në shtet, ato do ta bëjnë zgjedhjet të cilat janë domosdoshmëri dhe vendim.

Sipas tij, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet të jetojmë me virusin, se nuk mund të izolohemi deri në fund dhe se thjesht; jeta duhet të vazhdojë.

“Prandaj është e rëndësishme të gjithë ne të jemi ata të cilët do t’i respektojmë këto rekomandime prej autoriteteve shëndetësore, të mbajmë pajisje mbrojtëse, të mbajmë distancë fizike, të mos grupohemi, gjegjësisht të gjitha protokollet të cilat do të thonë mbrojtje në grup më të madh të respektohen maksimalisht”, përfundoi Spasovski. ls/shk/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close