0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Spasovski nga Kumanova: Në mandatin e ardhshëm katër vjeçar – përparim ekonomik të shtetit

Bartësi i NJZ 2 nga LSDM, Oliver Spasovski  sot realizoi takim me qytetarët e Kumanovës  dhe vendet e populluara, në të cilat theksoi se  në tre vitet e fundit janë  zgjidhur çështjet më të rëndësishme, vendi u inkuadrua në NATO, fillojnë negociatat me LSDM-në. Duke u kthyer në ekonominë ai theksoi se është zgjidhur çështja e falimentuesve të cilët marrin kompensim  mujor prej 8.000 denarë, është rritur paga mesatare prej 22.300 në 27.500, paga minimale prej 9.000 denarë në 14.500, ndihma sociale është rritur për 300 për qind, është rritur paga në shumë sektore.

Kumanovë, 12 korrik 2020 (MIA) – Bartësi i NJZ 2 nga LSDM, Oliver Spasovski  sot realizoi takim me qytetarët e Kumanovës  dhe vendet e populluara, në të cilat theksoi se  në tre vitet e fundit janë  zgjidhur çështjet më të rëndësishme, vendi u inkuadrua në NATO, fillojnë negociatat me LSDM-në. Duke u kthyer në ekonominë ai theksoi se është zgjidhur çështja e falimentuesve të cilët marrin kompensim  mujor prej 8.000 denarë, është rritur paga mesatare prej 22.300 në 27.500, paga minimale prej 9.000 denarë në 14.500, ndihma sociale është rritur për 300 për qind, është rritur paga në shumë sektore.

Projekti kthimi i parave te qytetarët, theksoi, çdo ditë jep rezultate dhe sipas shumë bazave paratë  kthehen sërish te qytetarët. Ai tha se kundërshtarët  kanë qeshur me kthimin e TVSH-së, ndërsa tani të gjithë qytetarët skenojnë  dhe e plotësojnë buxhetin, ndërsa paralajmëroi edhe rritje të limitit mujor prej 600 në 800 denarë.

“LSDM tre vjet vazhdimisht  tregon se çka do të thotë kujdes i vërtetë për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. VMRO-DPMNE vazhdimisht tregon kujdes vetëm për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij kriminelë”, tha Spasovski.

Ai për mandatin e ri katër vjeçar premtoi se   tërësisht  do të përkushtohet  në përparimin ekonomik të shtetit,  mandat i sigurisë dhe prosperitetit. Ai  paralajmëroi pagë minimale deri në 20.000 denarë, pagë mesatare  deri në 34.000 denarë deri në fund të mandatit, 600 milion  euro mbështetje  të ndërmarrjeve vendore dhe të huaja, 1 miliard euro  investime të huaja, që do ta rrit standartin e jetës. Spasovski paralajmëroi kujdes të mëtutjeshëm për shëndetin  e qytetarëve dhe  ekzistencën e tyre në shtëpi dhe vendet e punës, si dhe mbështetje të bizneseve dhe ekonomisë në kushte të krizës shëndetësore botërore. am/sa/

Back to top button
Close
Close