0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznis.SlajderEkonomiVideo

Spasovski në Londër: Bashkë-kryesimi me Procesin e Berlinit së bashku me Bullgarinë mundësi për përforcim shtesë të bashkëpunimit rajonal

Kryeministri Oliver Spasovski mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që mbahet sot në organizim të Bankës Evropiane për Ripërtëritjen dhe Zhvillim (BERZH) me të cilin filloi vizita e tij e punës në Londër.

Shkup, 24 shkurt 2020 (MIA) – Kryeministri Oliver Spasovski mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që mbahet sot në organizim të Bankës Evropiane për Ripërtëritjen dhe Zhvillim (BERZH) me të cilin filloi vizita e tij e punës në Londër.

Spasovski, së bashku me kryeministrat të Serbisë Ana Bërnabiq dhe Shqipërisë Edi Rama, kryesuesin me Këshillin e Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës Zoran Tegeltia, si dhe kryeministrat e Kosovës Albin Kurti dhe Malit të Zi Dushko Markoviq morën pjesë në panelin e shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku i prezantuan pikëpamjet e tyre mbi prioritetet e projekteve rajonale për të cilat  pritet të marrin mbështetje nga BERZH edhe nga institucionet dhe fondet tjera financiare të BE-së.

“Kryeministri Spasovski gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve për Maqedoninë e Veriut nga pakoja e projekteve me rëndësi rajonale i ka veçuar projektet infrastrukturore siç janë ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 8, ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, nga korridori perëndimor-lindor, kontrolli i përbashkët kufitar i aksit hekurudhor Beograd-Shkup-Selanik, përfshirë edhe vendkalimin e ndërtuar kufitar Tabanoc-Preshevë dhe menaxhimin e përbashkët me kontrollet doganore me një ndalje – One-stop-shop”, kumtoi shërbimi qeveritar për media.

Ai gjithashtu e ka përmendur lidhjen e gazit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila, siç tha ai, do të mundësojë ndërtimin e rreth 120 kilometrave të rrjetit gazpërçues (rreth gjashtëdhjetë kilometra në anën e Maqedonisë dhe gjashtëdhjetë kilometra në anën e Greqisë), që paraqet iniciativë për zhvillimin e korridoreve të reja të gazit në Evropën Juglindore.

“Qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE. Përpjekjet kryesore të Qeverisë janë orientuar drejtë përmbushjes së këtij qëllimi, veçanërisht sjelljes së vendimit për fillimin e negociatave inkuadruese. Në këtë drejtim, e pranuam bashkëpunimin maksimal rajonal si parakusht për integrimin në BE”, ka potencuar  kryeministri Spasovski në panelin e pyetjeve dhe përgjigjeve me liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin në Londër në organizim të BERZH-së.

Spasovski ka shtuar se vendi e ka pranuar dhe fuqishëm është angazhuar për inkluzion maksimal në nismën për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe deri tani me shumë angazhime mori pjesë në samitet rajonale të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Novi Sad, Ohër dhe Tiranë.

“Si mirënjohje për nismat e liderëve të Maqedonisë së Veriut, vendit tonë i është dhënë bashkë-udhëheqja me procesin e Berlinit për bashkëpunim rajonal, së bashku me Bullgarinë. Vendi ynë është i pari jashtë BE-së të cilit i është dhënë ky privilegj, dhe këtë e shohim si mundësi për përforcim shtesë të bashkëpunimit rajonal dhe stimulim për projektet rajonale për lidhje”, ka potencuar kryetari i Qeverisë të Maqedonisë së Veriut.

Në përfundimin te panelit të shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Spasovski në pyetjen se pse kompanitë e huaja të investojnë në Maqedoninë e Veriut, theksoi se vendi ynë është përpara zyrtarizimit të anëtarësimit në NATO, që është garanci për stabilitet dhe sigurinë e investimeve”, ka theksuar kryeministri Spasovski.

Sipas tij, fillimi i pritur i negociatave me BE-në e bënë Maqedoninë e Veriut destinacion më të dëshiruar për investim, përfshirë edhe mundësitë për Programin afatgjatë për rritje ekonomike të Qeverisë, i cili parashikon numër të madh të volitshmërive dhe përfitimeve për investuesit e huaj.

Si argument për tërheqjen e Republikës së Maqedonisë të Veriut për investuesit e huaj, kryeministri Spasovski e potencoi e vlerën rekord të investimeve të huaja prej 740 milion eurosh në vetëm dy vjet në mandatin e Qeverisë të LSDM-së dhe koalicionit, si dhe listën e investitorëve ndër të cilët janë shumë kompani të njohura globale nga Evropa dhe SHBA-ja.

Në delegacionin qeveritar që e kryeson kryeministri Spasovski janë edhe ministrja e Financave Nina Angekoivska dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. sn/

 

Back to top button
Close
Close