0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDLajme nga komunatPolitikëShoqëri

Spasovski: Ndërtojmë infrastrukturë për të gjithë

Ndërtojmë infrastrukturë për të gjithë dhe në rrethana të jashtëzakonshme me projekte me rëndësi në nivelin lokal, rajonal dhe kombëtar. Edhe në këtë realitet dhe krizë të re të shkaktuar nga pandemia, nuk i kemi ndërprerë investimet kapitale. Në këtë mënyrë, jemi duke ndihmuar ekonominë në një periudhë shumë të rëndësishme, tha kryeministri Oliver Spasovski, gjatë vizitës së sotme në Kriva Pallankë.

Kriva Pallankë, 22 qershor 2020 (MIA) – Ndërtojmë infrastrukturë për të gjithë dhe në rrethana të jashtëzakonshme me projekte me rëndësi në nivelin lokal, rajonal dhe kombëtar. Edhe në këtë realitet dhe krizë të re të shkaktuar nga pandemia, nuk i kemi ndërprerë investimet kapitale. Në këtë mënyrë, jemi duke ndihmuar ekonominë në një periudhë shumë të rëndësishme, tha kryeministri Oliver Spasovski, gjatë vizitës së sotme në Kriva Pallankë.

Spasovski, me zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministren plotësuese të Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj, inspektuan punimet e ndërtimit për rindërtimin e sheshit të Qytetit dhe parkut.

Projekti “Rindërtimi i sheshit të Qytetit dhe Parkut të Qytetit” në Kriva Pallankë ka një vlerë totale prej 662,000 eurove, grant nga Instrumenti për ndihmën para aderuese në Bashkimin Evropian IPA2 dhe është bashkëfinancues nga Qeveria, e administruar nga Banka Botërore përmes një fondi të besueshëm dhe me pjesëmarrje të komunës.

Përmes këtij projekti, shtoi Spasovski, BE-ja dhe Qeveria financojnë investime të qëndrueshme në turizëm duke siguruar vende pune dhe përmirësim të cilësisë së jetesës, sigurojnë operacion investimi katërvjeçar për të përmirësuar konkurrencën dhe inovacionin në sektorin e turizmit në Maqedoninë e Veriut.

“Jemi duke investuar në të ardhmen dhe vetë-qëndrueshmërinë, në infrastrukturën e gjelbër dhe po ndryshojmë ndërtesat e vjetruara të rrënuara me të reja që ofrojnë performancë më të mirë. Po ndërtojmë për të zhvilluar qytetet tona, fshatrat, për të pastruar lumenjtë tanë që ushqejnë fushat, për ushqim të shëndetshëm dhe të shijshëm në tryezën shtëpiake dhe për produkte konkurruese në tregjet evropiane dhe të tjera”, shtoi Spasovski, duke theksuar se qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kjo qeveri teknike në tre vitet e kaluara, i ka si prioritet qytetarët, burimet njerëzore dhe potencialet e shtetit.

Pararakisht, Spasovski, Bajraktar dhe Shkrijelj u takuan me kryetarin e Kriva Pallankës, Borjanço Micevski.

Projekti për Konkurrencë lokale dhe rajonale (LRCP) është një plan investimi katërvjeçar për të mbështetur komunitetet lokale dhe destinacionet turistike me qëllim të azhurnimit të ofertave të tyre turistike, përmirësimin e infrastrukturës së turizmit, zhvillimin e aftësive të punëtorëve turistik dhe krijimin e vendeve të punës në turizëm. mb/

Back to top button
Close
Close