0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritPolitikëSvet.Slajder

Spasovski: Mjete mbrojtëse ka mjaft, nuk ka nevojë për testim masiv të qytetarëve

Mjete për mbrojtje ka mjaft. Kishim sasi të mjaftueshme edhe të maskave dhe të dorëzave, si dhe të pajisjes mbrojtëse, dhe i kemi edhe tani. Është fakt se ato maska, ajo pajisje mbrojtëse duhet të përdoret sipas rregullave, sipas algoritmeve që ne i kemi tani, informoi sonte kryeministri Oliver Spasovski në intervistë për Televizionin Kanal 5, i pyetur për atë se është shkruar për mungesë të pajisjes mbrojtëse.

Shkup, 27 mars 2020 (MIA) – Mjete për mbrojtje ka mjaft. Kishim sasi të mjaftueshme edhe të maskave dhe të dorëzave, si dhe të pajisjes mbrojtëse, dhe i kemi edhe tani. Është fakt se ato maska, ajo pajisje mbrojtëse duhet të përdoret sipas rregullave, sipas algoritmeve që ne i kemi tani, informoi sonte kryeministri Oliver Spasovski në intervistë për Televizionin Kanal 5, i pyetur për atë se është shkruar për mungesë të pajisjes mbrojtëse.

“Secili tani publikon në Fejsbuk apo dëshiron të bëjë një farë senzacioni për arsye se në kriza të këtilla nuk ka hapësirë për përfitim. Kur flas për përfitim, flas edhe për ata të cilët dëshirojnë ekonomikisht të përfitojnë dhe ata të cilët dëshirojnë të përfitojnë në pjesën e politikës dhe ata të cilët dëshirojnë të përfitojnë në pjesën e mediumeve. Unë kuptoj se secili sheh diçka të fitojë nga kjo krizë si fitim. Ai që mendon se do të përfitojë në shpinë të shëndetit të qytetarëve  nuk ka rezultate, nuk ka sukses”, theksoi Spasovski.

Informoi se presin të marrin mjete shtesë nga ndihma dhe donacionet që janë kërkuar nga ana e Qeverisë dhe se ato do të arrijnë.

Lidhur me shkrimet se nuk janë bërë mjaft testime nga koronavirusi, kryeministri tha se nuk mundet secili të tregojë në shtet, se si dhe në çfarë mënyre do të bëhen testet.

Sqaroi se po përforcohen kapacitetet e laboratoreve sepse për momentin janë të kufizuar.

“Prandaj i bashkojmë laboratorët të cilat mund të ndihmojnë. Po kyçen edhe privatët. Klinika Zhan Mitrev u kyç. Po kyçen edhe të tjerë. Ata bëjnë teste dhe tani nuk janë në llogari të Fondit, megjithatë të gjitha rezultatet i grumbullojnë së bashku në Ministri”, sqaroi kryeministri Spasovski dhe shtoi se është shumë me rëndësi të mos na ndodhë ajo që po ndodhë tek shumë shtete, të hyjmë në skrining masiv, të mos tregohen testet pozitive për qytetarë të caktuar në mënyrë që për disa ditë është dashur të kalojë inkubacioni, të paraqiten raste pozitive të cilat do të mund ta përhapin virusin. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close