0_Maqedoni.PortalPolitikëVideo deklaratë

Spasovski: Miqtë tanë në Bruksel, i ndajnë pritjet me ne për zyrtarizimin e anëtarësimit tonë në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në

Miqtë tanë në Bruksel, i ndajnë pritjet me ne për zyrtarizimin e anëtarësimit tonë në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në, porositi kryeministri Oliver Spasovski pas mbarimit të vizitës dyditore në Bruksel, ku mori pjesë në konferencën donatore "Së bashku për Shqipërinë" dhe realizoi takime me kryetarin e Parlamentit Evropian David Sasoli, me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me eurokomisiarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Oliver Varheji, me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, si dhe me diplomatë tjerë nga Evropa dhe SHBA-ja.

Shkup, 18 shkurt 2020 (MIA) – Miqtë tanë në Bruksel, i ndajnë pritjet me ne për zyrtarizimin e anëtarësimit tonë në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në, porositi kryeministri Oliver Spasovski pas mbarimit të vizitës dyditore në Bruksel, ku mori pjesë në konferencën donatore “Së bashku për Shqipërinë” dhe realizoi takime me kryetarin e Parlamentit Evropian David Sasoli, me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me eurokomisiarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Oliver Varheji, me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, si dhe me diplomatë tjerë nga Evropa dhe SHBA-ja.

“Dua të shpreh kënaqësinë time që kemi pasur mundësinë të takohemi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg. Ne biseduam për hapat e ardhshëm, zyrtarizimin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si një nga hapat më të rëndësishëm për stabilitetin e qytetarëve të vendit tonë, si dhe për tërë rajonin”, deklaroi Spasovski në Bruksel.

Sigurisht, shtoi ai, ne e shfrytëzuam këtë vizitë për t’u takuar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe eurokomisarin për Zgjerim, Varheji.

“Ne diskutuam për perspektivat evropiane të vendit, se Republika e Maqedonisë së Veriut ka përmbushur të gjitha planet e projektuara për fillim të negociatave me BE. Në të vërtetë, ne presim që Këshilli Evropian të marrë vendim sa më shpejt të jetë e mundur për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE”, tha Spasovski.

Një nga detyrat kryesore në Bruksel, theksoi ai, ishte që të marrë pjesë në konferencën “Së bashku për Shqipërinë” për donacionet për rindërtimin e vendit pas tërmetit katastrofik në këtë vend.

“Kjo tregon se ne jemi të gatshëm për bashkëpunim rajonal, për solidaritet dhe ne me të vërtetë jemi të kënaqur që mund të ndihmonim dhe të jemi pjesë e kësaj konference të donatorëve”, tha Spasovski. bs/

Back to top button
Close
Close