0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Spasovski: Më e rëndësishmja është që t’i respektojmë masat që ta ruajmë shëndetin e secilit individ dhe të bashkësisë

- Iu bëj thirrje qytetarëve të Kumanovës, si edhe në qytetet tjera të vendit të pranojnë se tani është më e rëndësishme  që t'i respektojmë masat. Të jeni të sigurt se nëse e bëjmë këtë, me secilën ditë të re i afrohemi më afër qëllimit të cilin e vendosëm - ta pengojmë përhapjen e virusit dhe ta ruajmë shëndetin e secilit individ dhe të bashkësisë", shkroi në Fejsbuk Oliver Spasovski.

Shkup, 10 prill 2020 (MIA) – Iu bëj thirrje qytetarëve të Kumanovës, si edhe në qytetet tjera të vendit të pranojnë se tani është më e rëndësishme  që t’i respektojmë masat. Të jeni të sigurt se nëse e bëjmë këtë, me secilën ditë të re i afrohemi më afër qëllimit të cilin e vendosëm – ta pengojmë përhapjen e virusit dhe ta ruajmë shëndetin e secilit individ dhe të bashkësisë”, shkroi në Fejsbuk Oliver Spasovski.

Ai thekson se po ndërmerren të gjitha masat dhe se vetëm për 10 ditë, prej 20 marsit deri më 1 prill, përmes masave dhe iniciativave të Qeverisë, në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, në Qendrën e Shëndetit Publik në këtë qytet janë dorëzuar 2.450 maska, 22.000 doreza, 300 mantilë, 60 skafanderë, 1.000 mbathje dhe 20 syza mbrojtëse.

“Për përforcim të kapaciteteve të personelit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë janë dërguar nga një mjek nga Shtipi dhe Shkupi, të cilët e udhëheqin punën në repartin infektiv në spitalin e Kumanovës. Është sjellë vendim për rritjen e personelit mjekësor dhe mjekëve të cilët punojnë jashtë Kumanovës që të kthehen në punë në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë”, shkroi Spasovski.

Me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë, siç thekson kryeministri, janë zbatuar trajnime të teknikëve medicinalë në Kumanovë sipas rekomandimeve të OBSH-së për veprim me pacientë të sëmurë nga Kovid-19. Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore në Kumanovë mori automjet i cili është i pajisur dhe është vendosur në përdorim për situatë kur qytetit do t’i nevojitet më së shumti.

“Këto intervenime për përforcim të resurseve profesionale në kapacitetet shëndetësore në Kumanovë janë vazhdimësi e mbështetjes së vazhdueshme dhe investimeve në këtë drejtim që nga viti 2017. Në korrik të vitit të kaluar është lëshuar në përdorim Qendra Urgjente e sapondërtuar në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë, ndërsa këtë vit në janar u hap ambulantë e disperzuar logopedike në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. Mjekët dhe të gjithë punonjësit tjerë shëndetësorë në asnjë moment nuk hoqën dorë. Ta ndjekim shembullin e tyre, tua japim mbështetjen tonë. Është vështirë. Asnjëherë deri më tani nuk jemi përballur me këtë izolim social dhe fizik, por me secilin ditë të re bëhemi edhe më të fuqishëm dhe më të mbrojtur. Tani është momenti kur duhet edhe më shumë të lidhemi në betejën e përbashkët kundër kërcënimit të virusit. Të bëjmë që të gjithë bashkë më shpejtë të vijë dita kur të gjithë këtë do ta lëmë pas nesh”, shkroi Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close