0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Spasovski: Me dekretet për mbështetje të ekonomisë, shteti shpëton vende të punës

Me dekretet që të martën dhe sot i solli Qeveria për ndihmë direkte dhe mbështetje të ekonomisë, shteti shpëton vende të punës. Këto janë masa që u ndihmojnë të gjithëve të cilët janë të prekur nga kriza me koronavirusin, ndërsa për secilën kategori subjektet ekonomike dhe të gjithë qytetarët janë krijuar masa sipas pasimit të solidaritetit ekonomik dhe balanc të nevojave dhe mundësive, porositi sot kryeministri Oliver Spasovski.

Shkup, 2 prill 2020 (MIA) – Me dekretet që të martën dhe sot i solli Qeveria për ndihmë direkte dhe mbështetje të ekonomisë, shteti shpëton vende të punës. Këto janë masa që u ndihmojnë të gjithëve të cilët janë të prekur nga kriza me koronavirusin, ndërsa për secilën kategori subjektet ekonomike dhe të gjithë qytetarët janë krijuar masa sipas pasimit të solidaritetit ekonomik dhe balanc të nevojave dhe mundësive, porositi sot kryeministri Oliver Spasovski.

Masa kryesore nga pakoja ekonomike, siç tha në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, është ndihma direkte prej 14.500 denarëve në muaj për çdo të punësuar për muajin prill dhe maj të këtij viti nga të gjitha ndërmarrjet e prekura nga kriza. Alternativë e masës është mbulimi i 50 për qind të kontributeve për punëtorët e vet me të cilin pritet të përfshihen rreth 20 për qind e të siguruarve ose rreth 53.000 të siguruar për çka janë të nevojshme 568.690.000 denarë për subvencionimin e kontributeve për muajin prill dhe maj. Mund të shfrytëzohet vetëm një nga dy masat, ndërsa sot, siç tha, Qeveria solli dekret për pagesën deri në 14.500 denarë për muajin prill dhe maj edhe për personat fizikë të cilët kryejnë veprim të pavarur të cilët janë të prekur nga kriza me koronavirusin. Pagesa e zejtarëve do të bëhet përmes llogarive të transaksioneve të aplikuesit të mbështetjes financiare.

“Me këto masa, shteti i shpëton vendet e punës të qytetarëve. Sollëm dekret me fuqi ligjore për mbështetje financiare të punëdhënësve nga sektori privat të prekura nga kriza shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi Kovid-19 me çka edhe praktikisht hyjnë në fuqi të gjitha përcaktimet për mbështetje gjithëpërfshirëse direkte financiare e punëdhënësve me mjete të cilat dedikohen për ruajtjen e vendeve të punës dhe për ndihmë të punonjësve”, ka thënë Spasovski.

Potencoi se madje 87 për qind e kompanive mund të palikojnë për të gjitha masat me të cilat do të përshihen rreth 250 mijë vende të punës dhe rreth 35.000 kompani.

“Dekreti e përfshin çdo ndërmarrje nga sektori privat i cili punëson punëtorë në bazë të marrëveshjes për punësim, çdo person juridik dhe punëdhënës të cilët përmes agjencive private angazhojnë punëtorë për kryerjen e obligimeve të punës. Do të bëhet pagesa e mjeteve financiare në llogari të punëdhënësit, aplikues i mbështetjes financiare për pagesën e pagave për punëtorët për muajin prill dhe maj në vlerë prej 14.500 denarëve në muaj për çdo punëtor. Nëse punëtori ka qenë i angazhuar për gjysmë orari të punës do t’i paguhet tërë shuma, ndërsa nëse është angazhuar me orar të shkurtuar të punës shumë proporcionale”, sqaroi Spasovski.

Punëdhënësi, siç tha, do të duhet të parashtrojë kërkesë për mbështetje financiare për pagesën e pagave për të punësuarit deri tek DAP-i i cili është i obliguar menjëherë t’i konfirmojë formën dhe përmbajtjen e formularëve për kërkesën, Kërkesa do të parashtrohet përmes sistemit e-tatime të DAP-it deri më 5 prill për muajin paraprak, ndërsa pagesa do të bëhet deri më 13 prill për muajin paraprak. Ndërlikueshmërinë e kërkesës do ta konfirmojë DAP në afat prej tre ditëve pas marrjes së kërkesës, ndërsa pas përpunimit të aplikacionit, DAP do ta informojë punëdhënësin për vlerën e përgjithshëm të mbështetjes financiare që do të paguhet për muajin përkatës dhe do ta njoftoi Qeverinë. Të gjitha informacionet të cilat kompanitë do të kenë të drejtë të shfrytëzimit të masës dhe të cilat nuk janë përfshirë me masën do të theksohen në dekretin që do të publikohet nesër në Gazetën zyrtare, si dhe në ueb faqen e Qeverisë.

“Punëdhënësi i cili ka shfrytëzuar mbështetje financiare ka për obligim t’i kthejë mjetet e marra në tërësi së bashku me interesin për të dhëna publike nëse pas kryerjes së kontrollit nga DAP ose Inspektorati shtetëror i punës konfirmon se punëdhënësi nuk i ka plotësuar kushtet për marrjen e të drejtës së shfrytëzimit të masës. Në konkludim me shtatorin e vitit 2020 punëdhënësi i cili ka shfrytëzuar mbështetje financiare ka për obligim ta mbajë numrin e njëjtë të punëtorëve në kohë të caktuar, të pacaktuar dhe me orar të shkurtuar që e ka pasur për muajin për të cilin ka kërkuar mbështetje financiare për pagesën e pagave të zvogëluar për numrin e të punësuarve për shkak të pensionimit ose vdekjes”, theksoi Spasovski.

Punëdhënësit, potencoi, kanë për obligim t’i kthejnë mjetet e marra në Buxhet. fb/

 

Back to top button
Close
Close