0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Spasovski: Ligji për PP-në do të mundësojë që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para drejtësisë

- Kryeministri Oliver Spasovski thotë se miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike nuk është kusht për fillimin e negociatave të vendit me Bashkimin Evropian, por se ky është argument pozitiv që të shihet progresi në proceset reformuese. Me këtë ligj, siç tha, do të mundësohet vendosja e shtetit juridik dhe do të sigurohet barazi para drejtësisë për të gjithë qytetarët.

Shkup, 16 shkurt 2020 (MIA) – Kryeministri Oliver Spasovski thotë se miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike nuk është kusht për fillimin e negociatave të vendit me Bashkimin Evropian, por se ky është argument pozitiv që të shihet progresi në proceset reformuese. Me këtë ligj, siç tha, do të mundësohet vendosja e shtetit juridik dhe do të sigurohet barazi para drejtësisë për të gjithë qytetarët.

“Nëse një nga punët kyçe është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, një nga kërkesat kyçe të BE-së në të gjitha raportet deri më tani është se duhet t’i përforcojmë kapacitetet kjo është më se e nevojshme ky ligj duhej të miratohej”, tha Spasovski në një intervistë për emisionin “Trilling” në TV 24.

Ai shton se në Ligjin për PP-në mund të shihet se nuk ka hapësirë për kurrfarë amnisti të fshehura, mbrojtje të kujtdo qoftë, por, siç tha, përkundrazi hapet pozicion i pastër i PP-së që të udhëheqë procedura për secilin krim që do të bëhet.

Sa i përket ndryshimeve të cilat ishin bërë para miratimit të tij kryeministri Spasovski tha se ato ishin bërë që të përmirësohet teksti, e jo të krijojmë situatë në të cilën dikush do të amnistohet ose në të cilën do të krijohen kushte që dikush të mos mbajë përgjegjësi për ndonjë vepër penale.

“Dhe ky është dallimi ndërmjet kësaj Qeveria, gjegjësisht shumicës parlamentare dhe opozitës parlamentare. Kërkesa e opozitës parlamentare ishte që të mundësohet që përmes këtij ligji funksionarë të caktuar për të cilët udhëhiqen procedura praktikisht të mbyllen procedurat e tyre dhe në këtë mënyrë të mos ketë përgjegjësi. Këtu është dallimi kyç për këtë shpenzuam shumë kohë, në krijimin e këtij teksti ligjor, megjithatë vlerësonim se nuk ka mundësi për përjashtime dhe për negociata kur bëhet fjalë për luftë kundër krimit”, tha kryeministri Spasovski.

Ai thotë se në të gjitha vendet ndodh që disa përfaqësues të institucioneve ose të pushtetit të përfshihen në krim, por se çështja kyçe është se ai a do të përgjigjet dhe sa shteti është i gatshëm që të luftojë me krimin dhe korrupsionin. fc/ 

 

Back to top button
Close
Close