0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderAnalizëMakedonija.SlajderMIA InvestigonPolitikë

Spasovski la gjendje të qëndrueshme të sigurisë, ulje të krimit, besim të rritur te qytetarët në MPB-në, prej ku do të vazhdojë Çulevi teknik?

Gjendje të qëndrueshme të sigurisë, pa incidente dhe shkelje me përmasa më të gjera, krimi është ulur, ndërsa besimi i qytetarëve në policinë shënon rritje të konsiderueshme, është vlerësimi i përgjithshëm për vitin e kaluar 2019, në përputhje me pasqyrën e rezultateve nga analizat e bëra nga ana e MPB-së.  Me këtë rezultatet ish ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, u largua nga MPB-ja për të marrë postin e kryetarit të Qeverisë teknike.

Shkup, 8 janar 2020 (MIA) – Gjendje të qëndrueshme të sigurisë, pa incidente dhe shkelje me përmasa më të gjera, krimi është ulur, ndërsa besimi i qytetarëve në policinë shënon rritje të konsiderueshme, është vlerësimi i përgjithshëm për vitin e kaluar 2019, në përputhje me pasqyrën e rezultateve nga analizat e bëra nga ana e MPB-së.  Me këtë rezultatet ish ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, u largua nga MPB-ja për të marrë postin e kryetarit të Qeverisë teknike.

Ministri i ri i Brendshëm teknik Naqe Çulev, i cili vjen nga Agjencia e inteligjencës, për më paj se 100 ditë deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të skanojë gjendjen në sektorin, të vazhdojë atje ku u ndal Spasovski me reformat ose nëse ka, të fokusohet në korrupsionin, konfliktin e interesave, policia në interes të procedurave demokratike gjatë procesit zgjedhor.

Megjithatë, një kohë të shkurtër pas emërimit, është evidente se Çulevi do të ketë detyrë të vështirë që t’i harmonizojë qëndrimet dhe hapat që duhet të ndërmerren në këtë sektor me zëvendësministren plotësuese të Brendshme Sllavjanka Petrovska, që u bë haptazi e qartë pas intervistës së ministrin të Brendshëm teknik të dhënë për Alfa TV.

Çulevi paralajmëroi revizion të të gjitha vendimeve të reja që Spasovski i ka ndarë para zgjedhjes së Qeverisë së re teknike. Në aspektin ligjor, ministri Çulev mund të bëjë 15 emërime të reja në pozicione udhëheqëse të sektorëve, departamenteve dhe njësiteve. Sipas ligjit për qeveri teknike, kryeshefat aktual do të bëhen zëvendës të atyre të sapoemëruar, ndërsa nënshkrimet do t’i kenë të lidhura, gjegjësisht nuk do të mund të merren vendime pa pajtueshmëri të ndërsjellë.

Pritet që deri në fund të javës të miratohet akti i ri i sistematizimit, ndërsa ministri teknik në MPB, siç publikuan një pjesë e mediave, përgatitë kryeshefa të rinj në sektorët e punëve të brendshme në Shkup, Veles, Manastir, Strumicë, Shtip dhe Ohër. Çulevi do të emërojë kryeshef të ri  edhe në Departamentin e krimit të organizuar, kontrollit të brendshëm, Departamentin për operacione speciale policore, si dhe në Njësitin për polici intervenuese dhe Njësitin për detyra speciale “Tigar”.

Në intervistën për Alfat TV ai deklaroi se një pjesë e menaxhmentit udhëheqës të MPB-së, të angazhuar në policinë kriminalistike është drejtpërdrejt e lidhur me strukturat kriminale dhe se ekziston, siç u shpreh, tarifë për mbajtjen e kallëzimeve penale në sirtar, për shkatërrimin e mjeteve për zbatimin e veprës penale ose për kualifikimin e veprave më të vështira në vepra më të lehta penale.

– Në mënyrë plotësuese, ekzistojnë informacione se një pjesë e këtyre strukturave udhëheqëse, të emëruara nga ministri Oliver Spasovski, janë drejtpërdrejt të involvuar edhe vetë në aktivitete kriminale në atë mënyrë që gjenden në listën e pagesës së strukturave kriminale me kompensim fiks mujor, në mënyrë që të japin informacione për masat PH operative-teknike ndaj pjesëtarëve të strukturave kriminale dhe në mënyrë plotësuese të lëshojnë informacione se kur ministri i Brendshëm planifikon aktivitete konkrete operative për arrestimin ose ndaljen e tyre, shprehet Çulevi.

Ministri teknik paralajmëron edhe se menjëherë do të kërkojë nga Departamenti për kontroll të brendshme dhe standarde profesionale në MPB që t’i procedojnë të gjitha ato kallëzime ose informacione për involvimin e pjesëtarëve të MPB-së në aktivitete kriminale dhe se ata do të largohen nga Ministria për arsye se janë të padenjë të ushtrojnë shërbimin policor dhe i shkaktojnë dëm të madh nderit dhe autoritetit atyre pjesëtarëve që në mënyrë profesionale dhe me nder e ushtrojnë punën e tyre.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, Çulevi me porosi drejtuar strukturave kriminale që, siç shprehet, janë të lidhura me elita të caktuara politike, të mos marrin guximin të bëjnë shkelje të procesit zgjedhor.

Lidhur me këtë, zëvendësministrja e Brendshme plotësuese Sllavjanka Petrovska menjëherë publikoi në profilin e saj në Fejsbuk se janë tërësisht të pavërteta pohimet e ministrit të ri teknik Çulev të shprehura në intervistën për TV Alfa për vendime të paligjshme dhe lidhshmëri të supozuar me struktura kriminale.

Sipas saj, të gjitha aktet që janë nënshkruar janë në përputhje me ligjin dhe rregullat në MPB.

– Ndonëse DPMNE-ja paralajmëroi pamje të re, megjithatë assesi t’i harrojnë shprehitë e vjetra. Edhe më tutje vazhdojnë me përhapjen e qëllimshme të gënjeshtrave se në MPB nuk ekziston statistikë komparative për gjendjen me krimin në periudhën derisa në krye të MPB-së ishte Oliver Spasovski. Përkundrazi, e vërteta është se jo vetëm që ekziston analizë por ajo tregon rezultate të jashtëzakonshme krahasuar me periudhat paraprake kur ministria ishte drejtuar nga DPMNE-ja.  Është ulur krimi, plaçkitjet, vrasjet, viktimat nga aksidentet rrugore, etj. Këto rezultate janë prezantuar javën e kaluar në brifingun me gazetarët në të cilin ishin të pranishëm mbi 30 përfaqësues të mediave, shkruan në profilin e saj në Fejsbuk.

Paraprakisht, duke i prezantuar rezultatet nga hulumtimi i realizuar nga agjencia “Rejting” për nevojat e OSBE-së, Nikolla Spasov, drejtor i agjencisë, mes tjerash u përqendrua në pyetjen drejtuar qytetarëve të anketuar lidhur me atë se çfarë është parësore për përmirësimin e shërbimeve policore, me ç’rast theksoi se 21 për qind konsiderojnë se nevojitet prani edhe më e madhe në terren dhe raport i barabartë i policisë ndaj të gjithë qytetarëve. Hulumtimi është zbatuar prej 13 deri 30 shtator të vitit të kaluar me 2.600 të anketuar “ballë për ballë” në shtëpinë e të anketuarit, si dhe me 511 policë sipas zgjedhjes së rastësishme, që zbatohet në dy vite, ndërsa sipas tij tetë prej 10 të anketuarve ndjehen të sigurt në fqinjësinë.

Xhef Goldstajn, zëvendës shef i Misionit të OSBE-së në Shkup theksoi se bashkëpunojnë në mënyrë intensive dhe e mbështesin MPB-në që të ndërtojë shërbim bashkëkohor, demokratik dhe profesional policor, që mund t’u përgjigjet kërcënimeve të sigurisë dhe nevojave të qytetarëve.

– Të gjithë e dimë se besimi i qytetarëve në institucionet në shtet nuk është në nivel të lartë dhe kjo nuk është pa arsye të caktuara. Në misionin e OSBE-së në Shkup ne tentojmë t’i mbështesim përpjekjet e Qeverisë në drejtim të reformimit të institucioneve publike që të punojnë në mënyrë më efikase dhe të dorëzojnë shërbime më të mira për qytetarët, theksoi Goldstajn.

MPB-ja e përkushtuar edhe në zbardhjen e vrasjeve

MPB-ja ka qenë edhe e përkushtuar dhe angazhuar maksimalisht në ndriçimin e vrasjeve, veprat e kryera me dhunë dhe prej grupeve kriminale, në çka në mënyrë evidente janë arritur rezultate të shkëlqyeshme sipas të gjitha parametrave.

– Ulje të veprave të krimit klasik, të vjedhjeve të rënda dhe plaçkitjeve, rezultate veçanërisht të rëndësishme në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë, numër të rritur të migrantëve të zbuluar të trafikuar, numër i ulur i aksidenteve të trafikut me pasoja më të vështira dhe numër të ulur të viktimave, tha në brifingun e Vitit të Ri me gazetarët Suzana Pranjiq Talevska, kryeshef i Departamentit për informacione të karakterit publik Sektor për marrëdhënie me opinionin dhe çështje strategjike.

Nëse gjatë analizës së situatave, të dhënat krahasohen me periudhën kohore prej 10 viteve mbrapa, shprehet ajo, është regjistruar ulje e numrit të përgjithshëm të veprave të kryera penale nga krimi klasik, janë ulur veprat e kryera penale „vrasje“, „vjedhje të rënda“ dhe „plaçkitje“.

– Karakteristikë është edhe numri më i vogël i vrasjeve që mbetën të pazbardhura, më pas masat e ndërmarra të ndjekjes penale për veprat nga krimi pronësor, si dhe vepra të zbardhura penale “vjedhje të rënda” nga arkat e qytetarëve në dy banka në Shkup, të kryera nga një grup i organizuar ndërkombëtar kriminal, i përbërë prej shtatë shtetasve të huaj, të cilët me krimin e realizuar kanë përvetësuar dobi kundërligjore në shumë prej rreth 105 milionë denarëve, thekson Pranjiq Taleska për MIA-n.

Është me rëndësi të theksohet se në periudhën prej qershorit të vitit 2017 deri në nëntor të vitit 2019 dukshëm janë ulur veprat e kryera penale “vrasje”, gjegjësisht janë regjistruar gjithsej 47 vepra penale dhe mbetën numër më i vogël i vrasjeve të pazbardhura – gjithsej 6, pas masave të ndërmarra për zbulimin e autorëve.

Sa për ilustrim, të dhënat statistikore për periudhat e tjera krahasuese tregojnë:

2006-2008: 123 vepra penale – të pazbardhura 10

2009-2011: 105 vepra penale – të pazbardhura 10

2012-2014: 74 vepra penale – të pazbardhura 11

Vepra më karakteristike penale “vrasje” për periudhën e përmendur:

NKKR Dibër parashtroi kallëzim penal kundër B.P.(28) nga Dibra, e bija e të vrarëve A.P. dhe N.P., për vepër të kryer penale “vrasje” dhe kundër F.G. (31) nga Gostivari dhe V.K. (61) nga Dibra për vepër të kryer penale “ndihmë” lidhur me “vrasje”. Me fjalë të tjera, më 26.08. të vitit 2018 në orën 20.45 në SP Dibër është lajmëruar se në Dibër në rrugën “1 Maji”, një autor i panjohur me armë zjarri ka vrarë A.P. (55), bashkëshorten e tij N.P. (53) dhe bijën e tyre A.P. (14).

Njësia për krim të dhunshëm e SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër S.P. (25) nga Shkupi, në bazë të dyshimeve se ka kryer vepër penale “vrasje” që dënohet sipas nenit 123 të LP të RM-së. Me fjalë të tjera, më 28.12. të vitit 2018 në orën 21.38 është lajmëruar se në rr. „Mali Sharr“ në lagjen Dame Gruev në Shkup, ka person që rri i shtrirë pa shenja jete dhe pranë tij një makinë “pasat”, me targa të Shkupit, për të cilën më vonë është përcaktuar se është në pronësi të D.N.(65). Nëpunës policor dhe prokurori publik kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, pas çka është përcaktuar se i vrari është D.N. (38) nga Shkupi, ndërsa vepra është kryer me armë zjarri.

NKKR Kërçovë parashtroi kallëzim penal kundër X.J. (46) nga fshati Qafa, të Gostivarit, për vepër të kryer penale vrasje”. Më 29.12. të vitit 2018 rreth orës 17.00 në Kërçovë në rrugën “Boris Kidriq”, i pandehuri, ka sulmuar fizikisht personin M.S. me ç’rast me objekt të mprehtë i ka shkaktuar plagë me therje në pjesën e gjoksit, nga të cilat i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Luftë e forcuar kundër grupeve të organizuara kriminale, është penguar njëri prej kanaleve më të mëdha për kontrabandën e kokainës nga Spanja

Në fushën e krimit të organizuar, për 2,5 vite janë shkatërruar 41 grupe të organizuara kriminale, në të cilat kanë vepruar 320 anëtarë.

Te grupet e organizuara kriminale dominojnë grupet e përfshira në tregti të palejuar me drogë, e veçanërisht grupet e shkatërruara me të cilat është penguar prodhimi i drogës sintetike dhe është realizuar sekuestrim i mbi një milionë tabletave, si dhe grupi kriminal me luftimin e të cilit është penguar transport i 513,7 kilogramëve marihuanë.

Lidhur me luftimin e tregtisë së palejuar me drogë, janë penguar 20 transporte ndërkombëtare të drogës, janë shkatërruar 16 grupe të organizuara kriminale, janë zbuluar shtatë laboratori të improvizuara dhe janë eliminuar shitës të shumtë rrugor. Si i 21-ti është rasti në të cilin gjithsej pesë persona, prej të cilëve tre në Spanjë dhe dy në shtetin tonë, janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë, një shtetas turk dhe një shtetas grek janë në kërkim, si anëtarë dhe të përfshirë në grupin ndërkombëtar kriminal që ka furnizuar dhe shitur kokainë në mënyrë të paligjshme. Në këtë rast bëhet fjalë për 700 kilogramë kokainë të furnizuar nga Kolumbia, që përmes Spanjës është dedikuar për vendet e Evropës Perëndimore, ndërsa vlera e të cilave e shitjes me shumicë mund të arrijë çmimin prej 20 milionë euro.

Më 18 dhjetor Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe serioz në kuadër të operacionit ndërkombëtar policor bashkë me shërbimet policore të Spanjës dhe Kolumbisë, e në koordinim të agjencisë amerikane për luftimin e drogës DEA, zbatoi operacion policor për privim nga liria të personave – anëtarë të grupit të organizuar ndërkombëtar kriminal.

Lider i këtij grupi, ka qenë i denoncuari i parë V.B. i cili për shkak të ndalesës së shënuar për udhëtim në vendet e BE-së, e ka angazhuar vëllanë e tij V.B., resident i Belgjikës, me të cilin ka realizuar kontakte të rregullta dhe takime në Shkup edhe në periudhën korrik-dhjetor i kanë kontraktuar hapat për transportin dhe shpërndarjen e kokainës.

Rritje të konsiderueshme shënojnë edhe sasitë e sekuestruara të marihuanës, ndërsa në vitin 2018 sekuestrimi i drogës narkotike është më e madhja në 10 vitet e fundit.

Në fushën e tregtisë së palejuar me armë janë realizuar rezultate pozitive që rezultuan me sekuestrim të armëve, municionit dhe mbi 134 mijë copë fishekzjarr.

Për përballje me sfidat që kanë të bëjnë me migrimit janë ndërmarrë një varg masash dhe aktivitetesh për luftimin e krimit tejkufitar dhe për kontrollin efikas të vendkalimeve kufitare. Me këtë rast, duhet të përmendet se shteti ynë merr mbështetje të rëndësishme evropiane, si rezultat i Marrëveshjes për status mes Qeverisë së RMV-së dhe Fronteksit – Agjencia për Rrojë Kufitare dhe Bregdetare Evropiane.

Në periudhën e përmendur MPB-ja vazhdoi me organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përgjithshme që kanë të bëjnë me realizimin e operacionit të përbashkët ndërkombëtar për mbikëqyrje të forcuar të kufirit jugor të RMV-së, me angazhimin e nëpunësve policorë prej tetë vendeve evropiane dhe ballkanike, që së bashku me pjesëtarët e policisë kufitare, në patrulla të përziera të përbashkëta ushtronin mbikëqyrje të forcuar në pjesën jugore të kufirit shtetëror.

– Janë zbuluar tetë grupe kriminale në të cilat kanë vepruar 81 persona, ndërsa vlen të përmendet edhe grupi i cili është pjesë e rrjetit të gjerë ndërkombëtar kriminal, i përbërë prej bashkëpunëtorëve kriminal nga shtatë shtete të Ballkanit, Evropa dhe Amerika e Jugut, të cilat nga aktivitetet kriminale kanë realizuar fitim prej rreth një milion dollarëve, thekson Pranjiq Talevska.

 “Alfat” në Njësitin e ri për polici të intervenimit

Në qendrën policore “Gjorçe Petrov” edhe zyrtarisht u promovua njësiti i ri organizativ i SPB Shkup – Njësiti për polici të intervenimit. Njësiti krijohet me bashkimin e njësiteve të deritanishme – për rendin dhe qetësinë publike, për asistenca dhe përcjellje dhe të “alfave”.

Është e strukturuar në bazë të nevojave të vlerësuara të SPB Shkup, por edhe në bazë të praktikave të njësiteve simotra policore në vendet e BE-së, Njësiti, gjegjësit pjesëtarët e saj do të jenë të fokusuar në realizimin e detyrave të punës në mirëmbajtjen më gjithëpërfshirëse dhe më rrënjësore të rendit dhe qetësisë publike, para së gjithash në pjesën e kundërshtimit efikas të të gjitha formave të krimit rrugor, veçanërisht kur bëhet fjalë për lokalizimin, përballjen dhe privimin nga liria të personave të rrezikshëm, të armatosur.

Njësiti për policinë e intervenimit do të jetë mbështetje edhe e njësiteve të tjera organizative në kuadër të SPB Shkup, ndërsa njëri prej prioriteteve në funksionimin e saj do të jetë trajnimi dhe edukimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të tij, në drejtim të vendosjes së të gjitha standardeve, shkathtësive dhe diturive të duhura profesionale, me çka pritet përmirësim evident i rezultateve të përgjithshme. Pjesëtarët e saj, krahas qasjes profesionale, do të dallohen edhe sipas uniformave të reja speciale.

Siguri e komunikacionit në rrugë

Të dhënat në pjesën e sigurisë së komunikacionit në rrugë tregojnë se pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra parandaluese të shërbimeve, siguria në komunikacion është në nivel të kënaqshëm.

Mesatarja e numrit të aksidenteve në komunikacion me pasoja të rënda dhe numri i viktimave në komunikacion është ulur dukshëm në krahasim me periudhën paraprake 10-vjeçare.

Si rezultat i kontrolleve të forcuara janë regjistruar mbi 250 mijë masa parandaluese-represive kundër shkelësve të rregullave të komunikacionit.

Policia e trafikut, në bashkëpunim me Këshillin Republikan të Sigurisë në komunikacionin në rrugë, zbatojnë fushata të karakterit parandalues-edukativ dhe edukativ në aspektin e ngritjes së disiplinës në komunikacion, vetëdijes dhe kulturës së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion në drejtim të realizimit të qëllimit përfundimtar, e ky është – komunikacion pa viktima.

Mirëmbajtje të rendit dhe qetësisë publike

Policia u përballe me sukses me situatat në fushën e rendit dhe qetësisë publike, derisa masat e ndërmarra parandaluese-represive ishin tërësisht të orientuara drejt mbrojtjes së sigurisë së të gjithë qytetarëve.

Është kryer sigurim i suksesshëm i më shumë ngjarjeve dhe manifestimeve publike, ndërsa me këtë rast do t’i ceknim: Super kupën në gusht të vitit 2017, mbajtjen e zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2017, referendumi i 30.09.2018, zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Ohër, Dibër dhe Novosellë, që u mbajtën në prill të vitit 2019, por edhe sigurimin e vizitës së Papës në Maqedoninë e Veriut më 7 maj të vitit 2019.

Aktivitetet dhe fushatat parandaluese që policia i zbaton përmes kopshteve për fëmijë dhe shkollave japin rezultat në uljen e dhunës mes nxënësve, derisa përcaktimi i nëpunësve policor për kontakt me grupet e tifozëve dhe mbajtjen e takimeve para çdo ndeshjeje me përfaqësuesit e ekipeve ndikon në uljen e shkeljeve të rendit dhe qetësisë publike në ndeshjet sportive.

Cvetanka Minovska

Back to top button
Close
Close