0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalEkonomi

Spasovski: Kemi në plan të investojmë dy miliardë euro për ndërtimin dhe rikonstruimin e infrastrukturës rrugore

Deri më tani kemi investuar gati një miliard euro në ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa planifikojmë të investojmë edhe dy miliardë shtesë në vitet e ardhshme, paralajmëroi sot kryeministri Oliver Spasovski i cili së bashku me kryetarin e komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski dhe komunës së Butelit, Velimir Smilevski ku inspektuan punimet në rrugën Rashtak - Butel.

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Deri më tani kemi investuar gati një miliard euro në ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa planifikojmë të investojmë edhe dy miliardë shtesë në vitet e ardhshme, paralajmëroi sot kryeministri Oliver Spasovski i cili së bashku me kryetarin e komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski dhe komunës së Butelit, Velimir Smilevski ku inspektuan punimet në rrugën Rashtak – Butel.

Këtë herë, thotë ai, çfarë i lidh komunën e Butelit dhe Gazi Babës përmes Rashtakut ishte rruga e dëmtuar dhe plotësisht e pasigurt.

“Qytetarët në këtë rajon e dinë më së miri se sa vjet kanë luftuar të udhëtojnë në një rrugë kaq të pasigurt. Qeveria, përmes Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka siguruar mbështetje për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës Rashtak – Butel në gjatësi prej pesë kilometrash në vlerë prej 16.7 milion denarë. Rruga do të zgjerohet me një bazë të re asfalti dhe do të ndërtohet një mur mbajtës”, kumtoi Spasovski.

Qeveria, shtoi ai, ndau 40 milion denarë për Komunën e Gazi Babës për ndërtimin e dy rrugëve lokale, gjegjësisht ndërtimin e një rruge lokale nga Straçincë deri në Viniçë në gjatësi prej dy kilometrash dhe ndërtimin e një rruge lokale nga shkolla fillore në fshatin Bullaçan në gjatësi prej 1100 metra.

“Këto tre projekte e konfirmojnë kujdesin e qeverisë për çdo person dhe për çdo vend të banuar. Ne nuk bëjmë asnjë ndryshim dhe investojmë në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. Ne jemi duke i zhvilluar zonat rurale dhe investojmë në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme. Përveç këtyre rrugëve, ne e kemi rikonstruktuar plotësisht rrugën lokale Jurumleri – Lisiçe e poshtme – Draçevë, ku nga një rrugë lokale plot gropat që automjetet nuk mund të lëviznin në shiun më të vogël, tani është rikonstruktuar plotësisht me një sipërfaqe të re asfalti dhe plotësisht të sigurt për pjesëmarrësit në trafik”, theksoi Spasovski. ls/fab

Back to top button
Close
Close