0_Maqedoni.PortalPolitikë

Spasovski e uron Ditën e Romëve: Dallimet janë përparësi e jona

Kryeministri Oliver Spasovski sot ua uroi 8 Prillin, Ditën ndërkombëtare të romëve,  pjesëtarëve të komunitetit rom në vend.

Shkup, 8 prill 2020 (MIA) – Kryeministri Oliver Spasovski sot ua uroi 8 Prillin, Ditën ndërkombëtare të romëve,  pjesëtarëve të komunitetit rom në vend.

Thekson se dallimet në shoqërinë tonë i konsiderojmë si përparësi e jona edhe për pasurinë tonë të përbashkët. Më tutje shton se këtë vit Ditën  ndërkombëtare  të romëve e festojmë  në gjendje të jashtëzakonshme dhe pa ngjarje publike  për shkak të masave të ndërmarra kundër  kërcënimit  nga koronavirusi.

Spasovski shton  se duhet t’i ruajmë  respektin dhe kujdesin e njërit për të tjerët dhe kjo të jetë model për të ardhmen tonë të përbashkët të cilën e ndërtojmë, dhe e cila fillon dhe mbaron, me respektimin e të gjitha komuniteteve, të cilat bashkëpunojnë, plotësohen dhe në mënyrë të ndërsjellë pasurohen. sa/

 

Таг
Back to top button
Close
Close