0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo

Spasovski dhe Zaev u takuan me Patriarkun Ekumenik në selinë e Patriarkanës së Kostandinopojës në Stamboll

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në shoqërinë e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe drejtorin e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Darijan Sotirovski sot realizuan takim me Patriarku Ekumenik  z.z. Batrollomej në selinë e Patriarkanës së Kostandinopojës në Stamboll.

Shkup, 13 janar 2020 (MIA) – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në shoqërinë e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe të drejtorit të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Darijan Sotirovski, sot realizuan takim me Patriarkun Ekumenik  z.z. Batrollomej në selinë e Patriarkanës së Kostandinopojës në Stamboll.

Në takim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, i cili u realizua si rezultat i ftesës që Patriarku Ekumenik e dërgoi deri tek Zoran Zaev derisa ishte kryetar i Qeverisë së vendit tonë, kryeministri teknik Spasovski kreut të Patriarkanës së Kostandinopojës ia uroi festën e Krishtlindjes, me dëshira për shëndet dhe fuqi, në paqe të vazhdojë, si njeriu i parë ndër të barabartit në Kishën ortodokse, t’i bashkojë të gjitha kishat si motër.

Zaev në takim ka shprehur pritje se komunikimi i përbashkët me Patriarkanën e Kostandinopojës do të vazhdojë edhe në të ardhmen në dobi të të gjithë besimtarëve ortodoksë në shtet.

Kryeministri Spasovski dhe kryetari i LSDM-së Zaev në takim kanë bërë ftesë që Patriarku Bartolomej, i cili gëzon respekt të madh dhe mbështetje të fuqishme nga të gjithë besimtarët ortodoksë në shtetin tonë, ta vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe të takohet me të gjithë besimtarët ortodoksë në shtetin tonë, ta vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe të takohet me besimtarët nga besimi ortodoks. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close