0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Spasovski dhe Dimitrov: Nuk ka devijim të procesit, t’i sjellim standardet evropiane në vend

Komisioni Evropian dje publikoi se është konfirmuar  propozimi për korrnizën negociuese dhe është dorëzuar për miratim te vendet-anëtare. Me këtë vërtetohet se nuk ka devijim nga procesi  që është konfirmuar. Integrimi i vendit tonë në BE  e merr përshpejtimin e merituar  që të bashkangjitet në familjen e popujve të bashkuar rreth idesë evropiane. Nuk mund  të mos gëzohemi  në hapat që çojnë përpara pas 15  viteve pritje, koha është përfundimisht t'i përvelim krahët, ta shfrytëzojmë këtë proces ndërsa standardet evropiane t'i sjellim në vend.

Shkup, 2 korrik 2020 (MIA) – Komisioni Evropian dje publikoi se është konfirmuar  propozimi për korrnizën negociuese dhe është dorëzuar për miratim te vendet-anëtare. Me këtë vërtetohet se nuk ka devijim nga procesi  që është konfirmuar. Integrimi i vendit tonë në BE  e merr përshpejtimin e merituar  që të bashkangjitet në familjen e popujve të bashkuar rreth idesë evropiane. Nuk mund  të mos gëzohemi  në hapat që çojnë përpara pas 15  viteve pritje, koha është përfundimisht t’i përvelim krahët, ta shfrytëzojmë këtë proces ndërsa standardet evropiane t’i sjellim në vend.

Këtë sot në  konferencën e përbashkët për shtyp e deklaruan kryeministri Oliver Spasovski dhe shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov, prejse dje  Komisioni Evropian e dorëzoi propozimin  e  korrnizës  negociuese  për shqyrtim në Këshillin e BE-së.

Spasovski dhe Dimitrov theksuan se procesi do të vazhdojë  edhe gjatë javës së ardhshme, me debat pas  korrnizës së negociatave në nivel të ekspertëve dhe me aktin e miratimit të tij nga shtetet anëtare me çka edhe negociatat  formalisht mund të fillojnë.

Spaskovski përkujtoi se  në këto tre vjet  përveç reformave në vend, vendi ka bërë  më shumë hapa historik në plan ndërkombëtar,  sipas standardeve më të larta  të diplomacisë  dhe të politikës ndërkombëtare. Theksoi se vendi i ngeci proceset për dy përcaktime strategjike të vendit tonë, NATO dhe BE, dhe, siç tha,  i kemi bërë arritjet thelbësore vetëm për tre vjet. Vlerësoi se rrallë  kush në rajon ka  shprehur  performanca të tilla shtetërore, veçanërisht për një vend i cili deri në vitin  2016 ishte vlerësuar si shtet i robëruar.

Ai shprehu bindje se me ndihmën e institucioneve të BE-së dhe nën udhëheqësi  të kancelares gjermane Angela Merkel korrnizën negociuese do ta miratojnë  të gjitha vendet-anëtare dhe se do t’i fillojmë  edhe formalisht negociatat për anëtare me konferencën e parë ndërqeveritare.

Shtoi se Qeveria është e gatshme në kapacitet të plotë  t’i fillojmë dhe me sukses t’i zbatojmë negociatat në afatin e mundshëm  më të shpejtë.

Dimitrov nga ana e tij potencoi se Komisioni e plotësoi detyrën e tij,  dhe në bazë të metodologjisë së re propozoi  korrnizë negociuese që është më konkrete, më dinamike,  më e besueshme e cila vendeve anëtare u jep hapësirë  të marrin pjesë edhe ato direkt me  ekspertët e tyre në negociata dhe të marrin pjesë me kontribute ndaj raporteve për  përparimin.

Përsëriti se madje javën e ardhshme sipas informatave të Brukselit në nivel të ekspertëve do të hapet debati i parë ku ky dokument  do të shkojë rreth tryezës për parashikimet e para të vendeve anëtare.

Dimitrov sqaroi se pas harmonizimit të korrnizës negociuese dhe miratimit të saj nga ana e Këshillit, përkatësisht vendet anëtare vijon  konferenca e parë  ndërqeveritare që është hapi i parë konkret dhe forum për  dialog  politik dhe reformues mes vendit dhe BE-së.

“Kapitulli i parë që do të hapet do të jetë kapitull, përkatësisht tani i quajmë  pako ose klasterë  për vlera themelore. Atje është qeverisja e së drejtës, atje janë të drejtat fundamentale, atje është siguria, atje është kontrolli financiar, furnizimet publike, statistika, reformat ekonomike dhe funksionimi i institucioneve demokratike dhe  administrata e fundit publike. Gjithë këto fusha janë të rëndësishme  edhe për ne dhe me padurim presim  të fillojë ky dialog  mes vendeve-anëtare.  Në ndërkohë do ta ruajmë propozimin e korrnizës negociuese. Le të jetë,  me fat”, përfundoi Dimitrov. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close