0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Spasovski: 1,3 miliardë denarë sivjet për programet aktive për punësim të të rinjve

Plani operativ për programe dhe masa aktive për punësim vazhdon me buxhet rekord për vitin 2020 nga 1,3 miliardë denarë, paralajmëroi bartësi i listës në NJZ 2, Oliver Spasovski në Volkovë.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Plani operativ për programe dhe masa aktive për punësim vazhdon me buxhet rekord për vitin 2020 nga 1,3 miliardë denarë, paralajmëroi bartësi i listës në NJZ 2, Oliver Spasovski në Volkovë.

Në bisedimet me banorët ai sqaroi një pjesë të masave në Programin për mandarin e ri 4 vjeçar me çka në mënyrë shtesë motivohen të rinjtë që të punojnë, të mësojnë, të jetojnë në vendin e lindjes.

“Me ekonominë e re zhvillimore mundësojmë grante deri në 15.000 euro për të rinjtë të cilët kanë dëshirë dhe ide për të hapur kompani të tyre, me çka inkurajojmë vende të reja të punës dhe kompani të suksesshme me të cilat udhëhiqni ju. Për mbështetje shtesë të të rinjve, sigurojmë kthim të tatimit personal për të gjithë të rinjtë të sapopunësuar deri në 29 vjet, në dy vitet e para të punësimit, paratë shkojnë direkt në llogari të të rinjve. E vazhdojmë masën 3.000 denarë shtesë mujore për të rinjtë, për të punësuarit në prodhimtari, për të rinjtë deri në 23 vjet, me të paktën arsim të mesëm të mbaruar”, tha Spasovski. fb/

Back to top button
Close
Close