EvropëEvropë.Portal

Spanjë: Numri i të vdekurve u rrit në 185, tani është 25.613

Në Spanjë në 24 orët e fundit, nga koronavirusi i ri ndërruan jetë 185 persona, kumtoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

Madrid, 5 maj 2020 (MIA) – Në Spanjë në 24 orët e fundit, nga koronavirusi i ri ndërruan jetë 185 persona, kumtoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

Kjo është pak më shumë në raport me 164 të vdekur, sa ishin më 3 dhe 4 maj, kur pati më së paku raste të vdekjes gjatë një muaji e gjysmë.

Më së shumti raste të vdekjes janë regjistruar më 1 prill kur vdiqën 950 njerëz.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në vend arriti 25.613.

Në Spanjë janë regjistruar 219.329 raste me koronavirus, ndërsa 123.486 njerëz janë shëruar.

Spanja është një nga vendet më të goditura në botë me Kovid-19. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close