EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Spanjë: Mbyllen shkollat dhe universitetet për shkak Kovid-19

Shkollat dhe universitetet në rajonin e Madridit nuk do të hapen për dy javë, duke filluar nga dita e mërkurë, që është një nga masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Këtë e deklaroi dje ministri i Shëndetësisë së Spanjës, Salvador Ilja.

Madrid, 10 mars 2020 (MIA) – Shkollat dhe universitetet në rajonin e Madridit nuk do të hapen për dy javë, duke filluar nga dita e mërkurë, që është një nga masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Këtë e deklaroi dje ministri i Shëndetësisë së Spanjës, Salvador Ilja.

Për këtë shkak në shtëpi do të qëndrojnë rreth 1,2 milion nxënës dhe studentë.

Masa e njëjtë është marrë edhe nga autoritetet e rajonit të baskëve.

Në Spanjë deri tani, 28 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa janë infektuar 1.204 persona të tjerë. bs/

Back to top button
Close
Close