EvropëEvropë.Portal

Spanjë: Mbi 2.000 të infektuar dhe 100 të vdekur nga KOVID-19

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Spanjë, për një ditë është rritur për 2.000 persona, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur rreth 100 njerëz, kumtoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

Madrid, 15 mars 2020 (MIA) – Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Spanjë, për një ditë është rritur për 2.000 persona, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur rreth 100 njerëz, kumtoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

Deri tani bilanci është 7.753 të sëmurë dhe gjithsej 291 raste të vdekjes. Numri më i madh i të infektuarve janë regjistruar në rrethinën e Madridit.

Qeveria spanjolle sot mori vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e tërë vendit, në periudhë prej 15 ditëve, me mundësi për vazhdim. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close