EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Spanja vendos karantinë për të gjithë që do ta vizitojnë pas 15 majit

Spanja do të kërkojë nga të gjithë që pas 15 majit vijnë nga vendet e huaja të vendosen në karantinë 14 ditë.

Madrid, 12 maj 2020 (MIA) – Spanja do të kërkojë nga të gjithë që pas 15 majit vijnë nga vendet e huaja të vendosen në karantinë 14 ditë.

Ministria e Shëndetësisë spanjolle kumtoi se masa, e publikuar sot në gazetën zyrtare të Spanjës, ka për qëllim “t’i kufizojë rreziqet të cilat dalin nga qarkullimi ndërkombëtar i njerëzve” gjatë pandemisë.

Agjencitë turistike dhe kompanitë duhet t’i njoftojnë klientët e tyre për rregulloret e reja para se t’u shiten biletat për në Spanjë, ndërsa kompanitë ajrore duhet të kujdesen për udhëtarët të kenë “kartelë për lokacion” në rast të kontaktohen pas udhëtimit.

Spanja filloi t’i lehtësojë masat pas shtatë javë kufizime të rrepta të lëvizjes.

Në këtë vend, më shumë se 26.700 njerëz kanë vdekur si pasojë e Kovid-19, ndërsa mbi 268.000 njerëz janë infektuar. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close