EvropëEvropë.Portal

Spanja në luftën kundër Kovid-19 mbështetet edhe në Armatë

Autoritetet në Spanjë kanë njoftuar se në luftën kundër pandemisë së koronavirusit ata do të mbështeten edhe në Armatën, 2.000 pjesëtarët e së cilës do të shpërndahen për të ndihmuar autoritetet rajonale të monitorojnë të infektuarit.

Madrid, 25 gusht 2020 (MIA) – Autoritetet në Spanjë kanë njoftuar se në luftën kundër pandemisë së koronavirusit ata do të mbështeten edhe në Armatën, 2.000 pjesëtarët e së cilës do të shpërndahen për të ndihmuar autoritetet rajonale të monitorojnë të infektuarit.

Sipas kryeministrit spanjoll Pedro Sançez, zhvillimi i pandemisë në Spanjë është “shqetësues”, megjithëse, siç shtoi ai, gjendja është ende larg asaj që ishte në mes të muajit mars, kur Spanja i vendosi një nga tipet më të rrepta të karantinës në Evropë.

“Ne nuk mund të lejojmë që pandemia të fillojë përsëri të kontrollojë jetën tonë. Ne duhet të marrim kontrollin dhe të thyejmë kurbën e dytë të rritjes së numrit të infeksioneve”, tha Sançez.

Në Spanjë deri më tani janë regjistruar më shumë se 405.000 raste të Kovid-19, ndërsa numri i rasteve të vdekjeve ka tejkaluar 28.800. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close