EvropëEvropë.Portal

Spanja hoqi dorë nga hapja e kufijve në qershor

- Spanja hoqi dorë nga mundësia që t'i hapë kufijtë tokësorë më 22 qershor, siç paraprakisht sot paralajmëroi një ministër, duke shkaktuar huti te Portugalia fqinje, e cila kërkoi sqarim.

Madrid, 4 qershor 2020 (MIA) – Spanja hoqi dorë nga mundësia që t’i hapë kufijtë tokësorë më 22 qershor, siç paraprakisht sot paralajmëroi një ministër, duke shkaktuar huti te Portugalia fqinje, e cila kërkoi sqarim.

Kufijtë me Francën dhe Portugalinë janë mbyllur për shumicën e njerëzve pasi Spanja vendosi masa restriktive kah mesi i marsit që të pengohet përhapja e virusit korona.

Një burim qeveritar tha se Madridi ende e shqyrton planin për hapjen e sërishme të kufijve tokësorë dhe se për këtë do të bisedohet me Francën dhe Portugalinë, duke e hedhur poshtë deklaratën e sotme të ministrit të Turizmit, Rejes Marot. fc/

Back to top button
Close
Close