0_Maqedoni.PortalShoqëri

SPAk: Në universitete ekziston korrupsion sistematik për shkak të mungesës së kritereve për financim

Sindikata e pavarur akademike (SPAk) kërkon urgjentisht të vendosen kritere për financim të universiteteve dhe institucioneve shkencore si dhe nënshkrim i marrëveshjes kolektive për rregullimin e rrogave. Për problemet dhe sfidat e financimit të arsimit të lartë dhe shkencës SPAk sot organizoi tribunë.

Shkup, 24 shkurt 2020 (MIA) – Sindikata e pavarur akademike (SPAk) kërkon urgjentisht të vendosen kritere për financim të universiteteve dhe institucioneve shkencore si dhe nënshkrim i marrëveshjes kolektive për rregullimin e rrogave. Për problemet dhe sfidat e financimit të arsimit të lartë dhe shkencës SPAk sot organizoi tribunë.

Prof.dr. Maja Stevanoviq deklaroi se për shkak të mungesës së kritereve për financim të institucikneve të arsimit të lartë, as për formim të rrogave për vendet e punës, me dekada mbrapa në arsimin e lartë ekziston korrupsion sistematik i cili, siç tha, është në dy kahje: jashtë – drejt pushtetit dhe brenda – drejt studentëve.

“Kjo do të thotë se i jeni lënë vullnetit të mirë të përgjegjësve nëse do t’ju japin pëlqim të punësoni dikë apo jo. Për këtë shkak, universitetet më të vjetra, UCM dhe UKLM, janë zbrazur. Të dhënat tona tregojnë se në shtatë njësi të UCM-së nuk ka asnjë asistent, ndërsa ka numër të madh të profesorëve të cilët duhet të largohen në pension. Në UKLO situata është akoma më e keqe, përderisa universitetet më të reja kanë kuadro të asistentëve, por pyetja është nëse kuadri i tyre i profesorëve është i mjaftueshëm për realizim të programeve studimore”, tha Stevanoviq.

Korrupsioni sistematik brenda ka të bëjë me studentët. Modeli i këtillë i financimit, tha ajo, mund të quhet ekonomi në vëllim d.m.th. fakultetet janë të detyruara të regjistrojnë numër të madh të studentëve pa dallim të cilësisë së studimeve, në mënyrë që të mund të paguajnë elemente bazë të rrogës, shtesën e rrogës për stazh të cilën MASH nuk e paguan tashmë dhjetë vite dhe, eventualisht, t’i rrisin rrogat shumë të ulëta që paguhen nga buxheti i MASH-it.

Nga SPAk konsiderojnë se korrupsioni sistematik do të mënjanohet me marrëveshje kolektive e cila do të kontribuojë për rritje të cilësisë së arsimit të lartë dhe të shkencës. Në pajtim me marrëveshjen kolektive, të cilën si projekt SPAk ia ka parashtruar MASH-it në nëntor, së pari do të përcaktohen koeficientët për të punësuarit sipas ndërlikueshmërisë dhe përgjegjësisë së vendit të tyre të punës. Kjo do të thotë rrogat e të gjithëve të paguhen në pajtim me koeficientët në raport të rrogës minimale në vend, e jo, siç tha Stevanoviq, në raport me bazën e cila është jashtëzakonisht e vogël.

Sipas analizave të Sindikatës, në arsimin e lartë tani ka dallime të mëdha në rroga mes universiteteve, por edhe mes njësive brenda.

“Për shembull, një njësi të UCM-së rroga mesatare e një profesori të rregullt është rreth 120.000, ndërsa në një njësi tjetër rreth 36.000 denarë. Këto janë të dhëna para rritjes së fundit prej 5 për qind dhe analizat janë bërë në bazë të të dhënave që na i dhanë nga MASH-i, ndërkaq i kërkuam në pajtim me Ligjin për qasje drejt informatave të karakterit publik”, kumtoi Stevanoviq, duke cekur se me marrëveshjen kolektive nuk rregullohen vetëm rrogat, por veprimtaria në përgjithësi.

Nga MASH nuk morën përgjigje për marrëveshjen kolektive të cilën ua dërguan si projekt. Meqenëse është periudhë parazgjedhore, nuk ka mundësi ligjore që ajo të nënshkruhet, por SPAk pret që qeveria e ardhshme, siç tha Stevanoviq, t’i kuptojë problemet shumëvjeçare në arsimin e lartë dhe së shpejti do të ulet të negociojë. ab/

Back to top button
Close
Close