0_Maqedoni.PortalShoqëriVideo deklaratë

SPAk kërkon sqarim të nenit nga Dekreti për zgjedhje të organeve dhe për mandate të institucioneve të arsimit të lartë

Sindikata e pavarur akademike (SPAk), e cila reagoi ndaj procedurës për zgjedhje të rektorit të Universitetit të Shkupit, filluar nga rektori aktual Nikolla Jankullovski, sot në Qeveri parashtroi kërkesë për interpretim autentik të Dekretit për zbatim të ligjit për arsimin e lartë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Kërkesa e SPAk përmban shtatë çështje me të cilat Sindikata kërkon që Qeveria të japë përgjigje për ta sqaruar nenin 5 nga Dekreti i cili e rregullon çështjen për zgjedhje të organeve dhe trupave të institucioneve dhe për vazhdim të mandateve në kohë të gjendjes ë jashtëzakonshme.

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Sindikata e pavarur akademike (SPAk), e cila reagoi ndaj procedurës për zgjedhje të rektorit të Universitetit të Shkupit, filluar nga rektori aktual Nikolla Jankullovski, sot në Qeveri parashtroi kërkesë për interpretim autentik të Dekretit për zbatim të ligjit për arsimin e lartë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Kërkesa e SPAk përmban shtatë çështje me të cilat Sindikata kërkon që Qeveria të japë përgjigje për ta sqaruar nenin 5 nga Dekreti i cili e rregullon çështjen për zgjedhje të organeve dhe trupave të institucioneve dhe për vazhdim të mandateve në kohë të gjendjes ë jashtëzakonshme.

Neni 5 nga Dekreti me fuqi ligjore, të cilin Qeveria e solli në mbledhjen e 23 marsit 2020, parasheh që institucioni i arsimit të lartë i cili në ditën e skadimit të mandatit të organeve dhe trupave për kohëzgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka kryer zgjedhje të organeve dhe trupave të rinj, mandati u vazhdohet derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme dhe se institucioni është i obliguar më së voni prej 30 ditëve nga dita e ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme të fillojë përkatësisht të vazhdojë procedura e organeve dhe trupave.

Sipas SPAk, rregulla juridike e vendosur kështu është e paqartë dhe jo e saktë, ndërsa këtë çështje të rëndësishme Dekreti e zgjidhë në mënyrë që më tepër hapë çështje se sa që ofron zgjidhje. Prandaj kërkon që Qeveria, si bartëse e Dekretit, të japë interpretim autentik dhe ta sqarojë zbatimin e nenit 5 të Dekretit apo, ndërkaq, atë ta ndërrojë dhe plotësojë në mënyrë që saktësisht të rregullohen këto çështje.

Prof. Maja Stevanoviq, anëtare e SPAk, deklaroi për mediumet se në pajtim me Dekretin e Qeverisë, nuk mund të mbahen zgjedhje, të fillohet apo vazhdohet procedura për zgjedhje të organeve, përfshirë, rektorin në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme. Sindikata e lexon Dekretin tha ajo, në bazë të supozimit se Qeveria dekretet e veta i sjellë duke mbajtur llogari jo vetëm për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, por duke mbajtur llogari për demokracitetin dhe legjitimitetin e vetë proceseve zgjedhore.

Nëse nuk është e mundur Qeveria në shtatë çështjet e tyre të japë përgjigje konsistente, atëherë SPAk kërkon që Qeveria të bëjë ndryshime dhe plotësime të Dekretit që gjërat, siç tha Stevanoviq, të jenë të qarta. Ajo pret nga Qeveria t’u përgjigjet sepse është kompetente për interpretim të aktit të cilin e ka sjellë vetë.

Krahas legalitetit, SPAk e konteston edhe legjitimitetin e procesit të filluar të zgjedhjes së rektorit posaçërisht që, siç tha ajo, ka mjaft kohë të zgjidhet rektori, sepse mandati i tanishmit skadon më 15 shtator.

Ajo e theksoi edhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve sepse, siç tha, janë zgjedhjet e para të lira dhe të drejtpërdrejta në UCM në mënyrë e cila është e rregulluar me Ligjin e ri për arsim të lartë (2018) për të cilin Sindikata ka shprehur mbështetje dhe kënaqësi, duke konsideruar se po demokratizohet menaxhimi dhe puna e Universitetit, posaçërisht zgjedhja e rektorit.

Inspektorati shtetëror arsimor (ISHA) me kërkesë të Komisionit për antikorrupsion duhet të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në UCM. Sipas Stevanoviq, vendimi i ISHA-së do të varet mu nga qartësia e Dekretit. SPAk pardje parashtroi në ISHA parashtresë edhe për procedurën e filluar joligjore për zgjedhje të anëtarëve të Senatit në Universitetin e Shkupit. ab/

Прес-конференција на НАКС

Posted by MИА.mk on Среда, 03 јуни 2020

 

Back to top button
Close
Close