0_Maqedoni.PortalShoqëri

SPAk ka parashtruar parashtresa që të parandalojë ndërhyrje në organizimin sindikal

Sindikata e pavarur akademike (SPAk) kumtoi se ka ndërmarrë hapa juridikë për pengimin e, siç theksoi "ndërhyrjes së ashpër dhe të pacipë në organizimin sindikal të të punësuarve në arsimin e lartë".

Shkup, 30 janar 2020 (MIA) – Sindikata e pavarur akademike (SPAk) kumtoi se ka ndërmarrë hapa juridikë për pengimin e, siç theksoi “ndërhyrjes së ashpër dhe të pacipë në organizimin sindikal të të punësuarve në arsimin e lartë”.

Në shkrimin për mediat Sindikata informoi se janë parashtruar denoncime dhe parashtresa deri te Inspektorati shtetëror i punës, Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, Avokati i Popullit, Inspektorati shtetëror i Arsimit dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Këtë moment, në krye të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si ministri kompetente për punët në organizimin sindikal, janë përfaqësueset e dy partive më të mëdha politike – VMRO-DPMNE dhe LSDM. U bëjmë thirrje publike ministres Rashela Mizrahi dhe zëvendësministres plotësuese Sanella Shkrijelj ta respektojnë Ligjin për marrëdhënie pune dhe ta nënshkruajnë vendimin për shënimin e sindikatave ilegalisht të formuara të USHCM dhe USHKO në Regjistrin e sindikatave. Në të kundërtën, do të konsiderojmë se edhe dy partitë janë pjesë e shkeljes së ligjeve, autokracisë, manipulimeve dhe përuljes në arsimin e lartë – praktika, të cilat duhet të ndërprejnë menjëherë”, kumtoi SPAk.

Sindikata e hedh poshtë si të pasaktë deklaratën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi se ka pasur nevojë për formim të sindikatave të reja sepse nuk ka pasur sindikatë reprezentative në dy universitetet më të vjetra.

“Krahas asaj që nuk është e saktë deklarata në tërësi i konfirmon manipulimet e rektorëve të USHCM dhe USHKO dhe i hedh poshtë tërësisht thëniet tona dhe kërkesat dhe na çon në konkluzion se këtyre ditëve nga ana e ministrit Ademi jemi ekspozuar në një sërë manipulimesh nën krahët e ndonjë dialogu dhe bisedimeve “të sinqerta”, thekson SPAk, përfaqësues të së cilës pardje ishin në takim me Ademin në MASH ku u është premtuar se do të shqyrtohen argumentet e tyre. mb/

Back to top button
Close
Close