BallkanBallkan.Portal

Sot takim Merkel-Erdogan në Stamboll

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrëmë arriti për vizitë pune në Turqi, në ftesë të presidentit turk Rexeh Taip Erdogan, njofton agjencia Anadolia.

Stamboll, 24 janar 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrëmë arriti për vizitë pune në Turqi, në ftesë të presidentit turk Rexeh Taip Erdogan, njofton agjencia Anadolia.

Merkeli në aeroportin “Ataturk” në Stamboll arriti pas orës 23 sipas kohës lokale. Ajo u largua nga aeroporti së bashku me delegacion e saj, për ç’arsye u ndërmorën masa të larta sigurie.

Pritet që Merkeli sot në Stamboll të mbajë një sërë takimesh, informon agjencia.

Gjatë takimit me presidentin turk Erdogan pritet të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Gjermanisë, kryesimi gjerman me BE-në që fillon në korrik të këtij vitit, për këto marrëdhënie mes Turqisë dhe BE-së, për procesin e inkuadrimit të Turqve në Bashkimin Evropian dhe shumë tema të tjera.

Gjatë bisedave parashikohet edhe shkëmbim i mendimeve për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, posaçërisht për Libinë dhe Sirinë, informon Anadolia.

Gjatë javëve të fundit Merkeli dhe Erdogani kanë rol kyç në përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Libi. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close