BallkanBallkan.Portal

Sot inaugurim i Milanoviqit

Sot zyrtarisht do të inaugurohet presidenti i pestë i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Zagreb, 18 shkurt 2020 (MIA) – Sot zyrtarisht do të inaugurohet presidenti i pestë i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Për dallim prej inaugurimeve të mëhershme, Milanoviq do të jap betimin në një ceremoni modeste në Pantovçak.

Siç u informua më herët, në ceremoni do të marrin pjesë 39 mysafirë, mes të cilëve edhe presidentja në largim Kolinda Grabar Kitaroviq dhe anëtarët e familjes Milanoviq.

Para pesë vjetëve, Grabar Kitaroviq u inaugurua si gruaja e parë në krye të shtetit kroat, me ceremoni në sheshin qendror Markov në Zagreb.

Buxheti i përgjithshëm i Kabinetit të presidentit këtë vit arrin 39,7 milionë kuna. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close