BallkanBallkan.Portal

Sot hapet “Rrjedha turke”

Me ceremoni solemne sot në Stamboll do të hapet gazpërçuesi "Rrjedha turke",  i cili do ta transportojë gazin rus në Turqi dhe nëpërmjet Turqisë në Evropë, njofton agjencia Anadolia.

Stamboll, 8 janar 2020 (MIA) – Me ceremoni solemne sot në Stamboll do të hapet gazpërçuesi “Rrjedha turke”,  i cili do ta transportojë gazin rus në Turqi dhe nëpërmjet Turqisë në Evropë, njofton agjencia Anadolia.

Në ceremoninë që do të mbahet në Qendrën e kongresit “Haliç” pritet të marrin pjesë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dhe presidenti rus , Vladimir Putin.

Procesi ndërtimor i gazpërçuesit  “Rrjedha turke”, që përbëhet prej dy linjave prej 935 kilometrash të cilat shtrihen prej qytetit rus Anapa deri te qyteti turk Kijiqoj, është përfunduar.

Gazpërçuesi “Rrjedha turke”, i cili drejtpërdrejtë do ta përçojë gazin rus në Turqi, prej 31 dhjetorit të vitit 2019 është përgatitur për  lëshim. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close