BotëBotë.Portal

Sorosi do të dhurojë një miliardë dollarë në universitete për përforcim të demokracisë

- Investuesi amerikan dhe miliarder Xhorxh Soros planifikon të donojë një miliardë dollarë në universitete, me qëllim përforcimin e demokracisë dhe edukimit të bashkësive të dëbuara.

Uashington, 24 janar 2020 (MIA) – Investuesi amerikan dhe miliarder Xhorxh Soros planifikon të donojë një miliardë dollarë në universitete, me qëllim përforcimin e demokracisë dhe edukimit të bashkësive të dëbuara.

Ai dëshiron t’i lidhë universitetet ekzistuese përgjatë botës, si përgjigje për ngrohjen globale, lëvizjet protestuese në botë dhe trendet politike.

“Vitin e kaluar forcat më të mëdha – SHBA-ja, Kina dhe Rusia – mbetën në duart e diktatorëve ose të atyre të cilët dëshirojnë të jenë diktatorë, ndërsa numri i liderëve autoritarë vazhdoi të rritet”, deklaroi miliarderi 89-vjeçar në mbrëmjen e cila organizohet çdo vit në Forumin Botëror Ekonomik në Davos.

Universiteti i Evropës Qendrore, i themeluar dhe financuar nga Sorosi, do të jetë pjesë e rrjetit.

Sorosi vitin e kaluar duhej që ta lëvizte UEQ-në nga Budapesti në Vjenë, pasi Hungaria në mënyrë legale e pengoi punën e UEQ-së.

Një pjesë e mjeteve të Sorosit do të dedikohen për studentë refugjatë dhe të burgosur, studentë romë dhe rohinxhë.

Sorosi i kritikon politikanët siç janë presidenti amerikan Donald Tramp dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, ndërsa ai është i akuzuar nga e djathta ekstreme për promovimin dhe financimin e emigrimit ilegal masiv në Evropë. fc/ 

Таг
Back to top button
Close
Close