BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Soreca: E përshëndesim zgjedhjen e Olsjan Çelës për prokuror shtetëror dhe anëtarët e KED-it

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luixhi Soreca e ka dhënë mbështetjen e tij për zgjedhjen e Olsjan Çelës për prokuror të përgjithshëm shtetëror dhe anëtarët e Këshillit të lartë gjyqësor (KED).

Tiranë, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luixhi Soreca e ka dhënë mbështetjen e tij për zgjedhjen e Olsjan Çelës për prokuror të përgjithshëm shtetëror dhe anëtarët e Këshillit të lartë gjyqësor (KED).

Në publikimin në Tuiter ai thekson se zbatimi i reformave në gjyqësi mbetet prioritet kryesor i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“E përshëndesim zgjedhjen e Olsjan Çelës për kryeprokuror dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të lartë gjyqësor. Zbatimi i reformës në gjyqësi vazhdon dhe mbetet prioritet i lartë i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE”.

Në funksionin prokuror i përgjithshëm, Olsjan Çela është zgjedhur nga ana e Parlamentit dje pasdite në seancë plenare, me 101 vota “për”.

Në ndërkohë është formuar edhe Këshilli i lartë gjyqësor (KED) i cili numëron nëntë anëtarë, ndërsa për njeri të parë të institucionit është zgjedhur Ardian Dvorani, gjykatës në Gjyqin e lartë. vt/fab

Back to top button
Close
Close