BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Sondazh: Shumica e amerikanëve i mbështesin protestat në SHBA

Shumica e qytetarëve amerikanë i mbështesin protestat në të gjithë vendin për vrasjen e afro-amerikanit Xhorxh Flojd dhe e kundërshtojnë përgjigjen e presidentit amerikan Donald Tramp ndaj protestave, theksohet në një studim të zbatuar nga Rojters dhe Ipsos.

Nju-Jork, 3 qershor 2020 (MIA) – Shumica e qytetarëve amerikanë i mbështesin protestat në të gjithë vendin për vrasjen e afro-amerikanit Xhorxh Flojd dhe e kundërshtojnë përgjigjen e presidentit amerikan Donald Tramp ndaj protestave, theksohet në një studim të zbatuar nga Rojters dhe Ipsos.

Në një sondazh të zhvilluar dje dhe pardje, 64 për qind e amerikanëve të rritur thanë se “kanë simpati për njerëzit që protestojnë aktualisht”, 27 për qind thanë se nuk e mbështesin demonstratën, dhe nëntë përqind thanë se nuk duan të prononcohen.

Më shumë se 55 për qind e të anketuarve thanë se nuk e mbështesin mënyrën e Trampit për të parandaluar protestat, nga të cilët 40 për qind thanë se i kundërshtojnë ashpër vendimet e Trampit për protestat.

Një e treta e të anketuarve thanë se ishin dakord me qëndrimin e Trampit për protestat. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close