EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Sondazh: Çdo i dyti austriak dëshiron javë pune prej 30 orëve

- Pothuajse gjysma e austriakëve të punësuar (49 për qind) konsiderojnë se java e punës duhet të arrijë 30 orë, ndërsa 23 për qind janë për 35 orë, tregojnë  rezultatet e anketës të cilën e zbaton portali "karriere.at".

Vjenë, 12 gusht 2020 (MIA) – Pothuajse gjysma e austriakëve të punësuar (49 për qind) konsiderojnë se java e punës duhet të arrijë 30 orë, ndërsa 23 për qind janë për 35 orë, tregojnë  rezultatet e anketës të cilën e zbaton portali “karriere.at”.

Rreth një e treta, përkatësisht 18 për qind, janë shprehur për javën aktuale të punës prej 40 orë. Për javë të punës prej 20 orëve janë shprehur vetëm 10 për qind e  të anketuarve. Mes punëdhënësve, madje 60 për qind kaën votuar për  javë të punës prej 30 orëve, për aktualen, 40-të javëshe janë vetëm 12 për qind, ndërsa zvogëlim  për 35 orë në javë mbështet çdo i pesti punëdhënës.

“Koronakriza ka bërë shumë punëdhënës më fleksibil, ka konstatuar Tomas Olbrih nga karriere.at. Ai thotë se atë që të punësuarit duan  javë pune më të shkurtër nuk do të thotë se nuk duan të punojnë, por e kundërta, duan përveç punës kryesore të merren edhe me disa projekte të pavarura.

Në nivel politik, liderja e Partisë Socialdemokrate Pamela Vagner tashmë kohë të gjatë bën përpjekje për javë pune prej katër ditëve, që deri tani ishte refuzuar nga Oda ekonomike. “Ai model është modern, mundëson fleksibilitet më të madh edhe për sipërmarrësit dhe të punësuarit, argumenton ajo. sa/

Back to top button
Close
Close