
Londër, 20 maj 2020 (MIA) – Sulmuesi i Totenhemit, Son Heung-min ka mbërritur në bazën e Totenhemit, kumtoi shërbimi për shtyp i klubit londinez. Futbollisti 27 vjeçar ka kaluar tre javë trajnim ushtarak në atdheun e tij në Korenë e Jugut.
“Shikoni kush është kthyer!” – u publikua në Tuiterin zyrtar të Totenhemit.
Në sezonin e vitit 2019/20, Son luajti 32 ndeshje për Spars, duke shënuar 16 gola dhe duke bërë tetë asistime. bs/bsh/