0_Sport,PortalFutboll

Son Hung Min do të mungojë 6-8 javë për shkak të frakturës së dorës

Sulmuesi i Totenhemit, Son Hung Min, është lënduar në ndeshjen e xhiros së 26-të të Premier Ligës kundër Aston Vilas (3:2). Sulmuesit 27-vjeçar i është diagnostikuar frakturë në dorën e djathtë. Ai do t'i nënshtrohet një operacioni këtë javë.  

Londër, 18 shkurt 2020 (MIA) – Sulmuesi i Totenhemit, Son Hung Min, është lënduar në ndeshjen e xhiros së 26-të të Premier Ligës kundër Aston Vilas (3:2). Sulmuesit 27-vjeçar i është diagnostikuar frakturë në dorën e djathtë. Ai do t’i nënshtrohet një operacioni këtë javë.

Klubi në ueb-faqe publikoi se lojtari do të jetë jashtë terrenit disa javë. Sipas “Atletik”, rikuperimi do të zgjasë gjashtë deri në tetë javë.

Ky është një handikap i madh për Totenhemin duke pasur parasysh që edhe Hari Kejn nuk është në përbërjen e Murinjos për shkak të lëndimit. Kthimi i tij nuk do të jetë më herët se në prill.

Nesër (19 shkurt), Totenhemi do ta luajë ndeshjen e parë të finales së tetë të Ligës të Kampionëve kundër Lajpcigut.

Таг
Back to top button
Close
Close