0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Solskjer: Nuk mundemi të përmirësojmë gjithçka me dhjetë transfere, Klop ka pasur katër vite ta ndërtojë ekipin e vet

Menaxheri i Mançester Junajted, Ole Gunar Solksjer beson se nuk ekziston mënyrë që një selektim i madh në afatin kalimtar të janarit t'i zgjidh problemet në ekip.

Mançester, 24 janar 2020 (MIA) – Menaxheri i Mançester Junajted, Ole Gunar Solksjer beson se nuk ekziston mënyrë që një selektim i madh në afatin kalimtar të janarit t’i zgjidh problemet në ekip.

“Djajt e Kuq” kanë dy humbje të njëpasnjëshme dhe tani gjenden gjashtë pikë pas Çellsit, i cili është në vendin e katërt dhe 33 pikë të pabesueshme nga lideri Liverpul.

Një pjesë e madhe e tifozëve të ekipit e shprehin pakënaqësinë e tyre nga fakti se klubi nuk angazhon fudbollistë të rinj që të ngritet klasi i ekipit. Megjithatë, norvegjezi pohon se e ndjek planin e tij që gradualisht të ndërtohet ekipi dhe se nuk mund të angazhohen tetë, nëntë ose dhjetë lojtarë.

Solskjer edhe një herë e mori si shembull kolegun e tij nga Liverpuli, Jirgen Klop, i cili ka pasur kohë dhe qetësi që ta ndërtojë makinerinë e tij fituese katër vite. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close