0_Sport,PortalFutboll

Solskjer: Mbeten edhe katër ndeshje deri te trofeu

Trajneri i Mançester Junajtedit, Ole Gunar Sollskjer ka thënë se ambiciet e ekipit të tij janë të fitojnë Ligën e Evropës.

Mançester, 5 gusht 2020 (MIA) – Trajneri i Mançester Junajtedit, Ole Gunar Solskjer ka thënë se ambiciet e ekipit të tij janë të fitojnë Ligën e Evropës.

“Mbeten edhe katër ndeshje para trofeut. Ekipi është rritur gjatë gjithë sezonit dhe gëzohemi që përfunduam në vendin e tretë të Premier ligë, por hapi i ardhshëm është të fitojmë trofeun e Ligës së Evropës”, ka thënë Solskjer.

Lojtarët duan të luajnë, nuk ju duhet pauzë. Shpresoj se edhe sonte për fitore nuk do të mungojë motivi edhe krahas avantazhit të madh në ndeshjen e parë, ka shtuar ai.

Sonte në ora 21 në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales, ekipi anglez do të përballet më LASK-un. Në ndeshjen e parë “djajtë e kuq” fituan me rezultatin 5:0. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close