0_Sport,PortalFutboll

Solskjer: Duhej të fitonim me diferencë më të madhe

Fitorja në derbin me Mançester Sitin (2:1) ka sjellë gëzim të madh te Ole Gunar Solskjer i cili është kritikuar çdoherë që nga fillimi i sezonit. Megjithatë, Mançester Junajtedi edhe një herë tregoi se janë të fuqishëm kundër ekipeve të cilët gjenden në majën e renditjes. Sipas strategut norvegjez, ekipi i tij ka merituar bile të fitojë më bindshëm.

Mançester, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Fitorja në derbin me Mançester Sitin (2:1) ka sjellë gëzim të madh te Ole Gunar Solskjer i cili është kritikuar çdoherë që nga fillimi i sezonit. Megjithatë, Mançester Junajtedi edhe një herë tregoi se janë të fuqishëm kundër ekipeve të cilët gjenden në majën e renditjes. Sipas strategut norvegjez, ekipi i tij ka merituar bile të fitojë më bindshëm.

“Do ta mbajmë mend këtë ndeshje. Kemi qenë të rrezikshëm kur e kemi poseduar topin dhe jemi nisur përpara me ndoshta ekipin më të fuqishëm në botë. Siti me të vërtetë është ekip i shkëlqyeshëm. Nuk është lehtë të arrihet rezultat i tillë dhe të mbrohesh kundër tyre aq mirë. Duhej të fitonim me dy, tre, bile edhe katër gola diferencë, por portieri i tyre ka qenë brilant”, ka thënë Solskjer.

Me 24 pikë, Junajtedi gjendet në vendin e pestë të renditjes. “Djajt e kuq” veçmë e kanë mposhtur Lesterin që në tabelë është i dyti, Mançester Sitin, Çelzin dhe Totenhemin, ndërsa janë të vetmit të cilët nuk kanë humbur nga lideri Liverpuli. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close