0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Socialistët evropianë e përshëndetën marrëveshjen për qeveri socialdemokrate të udhëhequr nga Zaevi

Partia e Socialistëve Evropianëve (PSE) sot e përshëndeti marrëveshjen e koalicionit të arritur dje mes LSDM-së dhe BDI-së me të cilin lideri i Social Demokratëve Zoran Zaev e kthen pozitën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Bruksel, 19 gusht 2020 (MIA) – Partia e Socialistëve Evropianëve (PSE) sot e përshëndeti marrëveshjen e koalicionit të arritur dje mes LSDM-së dhe BDI-së me të cilin lideri i Social Demokratëve Zoran Zaev e kthen pozitën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

“Ky është moment i shkëlqyeshëm për Maqedoninë e Veriut. Nën udhëheqjen e Zoran Zaevit, vendi tani mund të vazhdojë në rrugën e tij demokratike, evropiane. Ne e mirëpresim marrëveshjen e arritur dhe shpresojmë që ajo të zbatohet shpejt, në mënyrë që qeveria e re e udhëhequr nga Zoran Zaevi të mund të miratohet nga parlamenti dhe të mund të fillojë punën”, tha kryetari i PSE Sergei Stanishev.

LSDM dhe Zoran Zaev, shtoi ai, ishin fuqi lëvizëse pas ndryshimeve pozitive në Maqedoninë Veriut.

“Falë tyre, papunësia është ulur, kushtet sociale janë përmirësuar, dhe Maqedonia e Veriut është anëtarësuar në NATO dhe ka pastruar rrugën për inkuadrimin e ardhshëm në BE. Familja Social Demokratike Evropiane është plotësisht e përkushtuar në mbështetjen e Zoran Zaevit, qeverisë së re dhe tërë Maqedonisë së Veriut sepse po bën udhëtimin e saj drejt një të ardhme përparimtare, evropiane”, theksoi kreu i PSE.

Në publikimin në uebfaqen e PSE thuhet që platforma e re e qeverisë tani do të dorëzohet në parlament për miratim. Në të njëjtën kohë, shtohet se, si pjesë e marrëveshjes së koalicionit, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti thanë se partneriteti i tyre do të vazhdojë rrugën euro-atlantike të vendit dhe reformat e brendshme. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close