BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Sllovenia do të shpallë fund të epidemisë së koronavirusit

Kryeministri slloven Janez Jansha nga Kuvendi porositi se vendi me siguri më 31 maj do të shpallë fund të epidemisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana. 

Lubjanë, 14 maj 2020 (MIA) – Kryeministri slloven Janez Jansha nga Kuvendi porositi se vendi me siguri më 31 maj do të shpallë fund të epidemisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Sipas Janshës kjo nuk do të ndodhë vetëm nëse ka përkeqësim të papritur të gjendjes, gjegjësisht nëse paraqiten një numër i madh i të infektuarve të rinj.

“Sllovenia për saktë dy muaj arriti ta zotërojë epideminë dhe momentalisht ka pasqyrë më të mirë epidemiologjike në Evropë, ndërsa kjo ky është kusht të shpallim fund të epidemisë së koronavirusit. Data 31 maj është zgjedhur sepse atëherë përfundon edhe mbështetja e paraparë me dy ligjet në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë së goditur nga pandemia globale”. deklaroi Jansha.

Kryeministri, megjithatë, tha se rreziku nga vala e dytë është real dhe se vendi hynë në një fazë të re në luftën e gjatë me infektimin.  Jansha konfirmoi se edhe pas shpalljes së fundit të epidemisë, masat parandaluese mbrojtëse do të mbesin. av/ar/

Back to top button
Close
Close