EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Sllovakia po përballet me valën e dytë të Kovid-19

Ministri sllovak i Shëndetësisë, Marek Krajçi deklaroi se vendi po përjeton valë të dytë të pandemisë së koronavirusit.

Bratislavë, 12 gusht 2020 (MIA) – Ministri sllovak i Shëndetësisë, Marek Krajçi deklaroi se vendi po përjeton valë të dytë të pandemisë së koronavirusit.

“Aktualisht situata epidemiologjike në Sllovaki është nën kontroll, megjithëse është duke u përkeqësuar. Vendi po përballet me valë të dytë (të pandemisë) të koronavirusit të ri”, deklaroi ai për radion kombëtare.

Mbrëmë në Bratislavë u realizua takimi i Komisionit për luftë kundër pandemisë, të formuar nga Qeveria sllovake. Ekspertët në përbërjen e tij këshilluan banorët që të përmbahen nga udhëtimet jashtë vendit.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Sllovaki, me popullsi prej 5,5 milionë banorë, ka arritur në 2.615 persona të infektuar, përfshirë ata që janë shëruar. Janë regjistruar 31 raste të vdekjes. bs/bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close