EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Sllovaki: Të paktën pesë të vdekur nga shpërthimi në një ndërtesë

Të paktën pesë persona kanë vdekur në një shpërthim të gazit në ndërtesën 12-të katëshe në qytetin sllovak Preshov, transmeton agjencioni sllovak TASP.

Bratisllavë, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Të paktën pesë persona kanë vdekur në një shpërthim të gazit në ndërtesën 12-të katëshe në qytetin sllovak Preshov, njofton agjencia sllovake TASR.

Rreth 85 zjarrfikës po ballafaqohen me zjarrin që pasoi pas shpërthimit, ndërsa u evakuuan të gjithë për shkak të frikës se mund të shembet ndërtesa. Në operacionet e shpëtimit është përfshirë edhe ushtria me gjashtë helikopterë.

Kryebashkiakja e Preshovës Andrea Turcanova deklaroi që ka numër të madh të të lënduarve, në tragjedinë më të madhe në qytet në 50 vitet e fundit. Numri është i madh është i atyre që mbetën pa çati mbi kokë.

“Janë përgatitur mbi 130 shtretër për ata që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, nga të cilët një pjesë janë në gjimnazin lokal dhe pjesa tjetër në një objekt strehimi”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Danka Capakova.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar që janë hospitalizuar nëntë persona dhe shumë prej tyre u ishte ofruar kujdes mjekësor, përfshirë edhe ndihmën psikologjike për ata që kanë mbetur pa shtëpitë e tyre. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close