0_Sport,PortalFutboll

Skols: Barca e Guardiolës është ekipi më i mirë kundër të cilit kamë luajtur, pastaj vijon Reali nga viti 2003

Ish lojtari nga radhët e mesit të Mançester Junajtedit, Pol Skols i tregoi cilat janë ekipet më të mira me të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Londër, 2 qershor 2020 (MIA) – Ish lojtari nga radhët e mesit të Mançester Junajtedit, Pol Skols i tregoi cilat janë ekipet më të mira me të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij.

“Kemi mundur ta fitojmë Ligën e kampionëve edhe katër, pesë apo gjashtë herë. Barca e Guardiolës ishte ekipi më i mirë kundër të cilit kam luajtur. Ata në radhët e mesit atëherë i kishin Andres Iniestan, Çavin, Sergi Buskets dhe Lionil Mesin, Anrin majtas. Në defensivë ishin Pike dhe Pujol. Ekip i jashtëzakonshëm.

Nëse shkojmë tutje e vendos Realin në sezonin 2002/2003. Na fituan me 3:1 në ndeshjen e parë. I kishin Ronaldon, Zindei Zidanin, Luis Figon. Këtu ishin edhe Raul, Roberto Karlos, Jero, Kasilasi. Ekip jashtëzakonisht spektakular, thotë Skols.

Ai ishte pjesë e Mançester Juanjtedit nga viti 1993 deri në vitin 2013, me ndërprerje në sezonin 2011/12. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close