0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderShoqëri

Sjellje e përgjegjshme me kuajt dhe parandalimi i keqpërdorimit të tyre – filllon fushata e AUV-së për ngritje të vetëdijes publike

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) prej sot e fillon fushatën qëllimi i së cilës është ngritja e vetëdijes së pronarëve dhe kultivuesve të kuajve të cilët përdoren për tërheqje, transport dhe punë, si dhe ngritje të vetëdijes për rrezikun nga pjesëmarrja  e kësaj kategorie të kafshëve në trafik, veçanërisht në mjediset urbane.

Shkup, 21 shtator 2020 (MIA) – Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) prej sot e fillon fushatën qëllimi i së cilës është ngritja e vetëdijes së pronarëve dhe kultivuesve të kuajve të cilët përdoren për tërheqje, transport dhe punë, si dhe ngritje të vetëdijes për rrezikun nga pjesëmarrja  e kësaj kategorie të kafshëve në trafik, veçanërisht në mjediset urbane.

Sipas AUV-së, gjatë kultivimit të kuajve, sikur edhe çdo lloj kafshe tjetër, i rëndësishëm është  përparimi i mbrojtjes së tij shëndetësore dhe mirëqenia, por edhe përgjegjësia ligjore e çdo pronari.

“Prej sot fillojmë me realizimin e fushatës për ngritje të vetëdijes publike për mirëqenie të kuajve për punë me qëllim të përparimit të mbrojtjes  shëndetësore të kësaj kategorie të kafshëve, e cila paraqet  edhe problem serioz të trafikut dhe  sigurisë në rrugë, veçanërisht në mjediset urbane. Në suaza të kësaj fushate është përpunuar  videoklip edukativ, poster në gjuhën  maqedonase, shqipe dhe rome dhe billborde të cilat do të vendosen në Shkup, Tetovë, Manastir, Shtip dhe Prilep”, informon Agjencia.

Fillimi i fushatës do të shënohet me mbajtje të mbledhjes me përfaqësuesit e  Ministrisë së Punëve të Brendshme , Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL, Qyteti i Shkupit, Komuna e Shuto Orizares dhe Federata e Kuajve të Maqedonisë.

“Fushata është një nga  komponentet e fushatave për ngritje të vetëdijes publike për mirëqenien e kafshëve në suaza të projektit “Implementim  më i mirë i ligjdhënies në pjesën e shëndetit të kafshëve, siguri në ushqim dhe pjesën fitosanitare dhe sisteme informuese përkatëse”, që AUV e realizon me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian në suaza të IPA 2015. Projekti është përbërë nga disa komponente dhe është me vlerë prej 1,6 milion euro. sa/

Back to top button
Close
Close