0_Sport,PortalFutboll

Siti fiton përballjen kundër Lesterit

Mançester Siti që drejtohet nga Pep Guardiolla e ka fituar ndeshjen e sotme si mysafir kundër ekipit të Lesterit

Leçester, 22 shkurt 2020 (MIA) – Mançester Siti që drejtohet nga Pep Guardiolla e ka fituar ndeshjen e sotme si mysafir kundër ekipit të Lesterit.

Fitoren dhe tri pikët e kësaj ndeshjeje Sitit ia dha Gabriell Zhezus me golin që e shënoi në minutën e 80-të të ndeshjes e që fillimisht u kontrollua edhe nga VAR-i për një pozitë të mundshme jashtë loje.

Sulmuesi i Sitit, Serhio Aguero nuk ka realizuar penallti pasi u mbrojt nga portieri i Lesterit, Kasper Shmajhell në minutën e 62-të. Për “Qytetarët” kjo ka qenë penalltia e katërt e humbur këtë sezon në Ligën angleze.

Kjo fitore është e rëndësishme për Mançester Sitin pasi që i jep vetëbesim skuadrës para një ndeshje të madhe në mesjavë, kundër Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, njofton Ekspres.

Lesteri mbetet ende në pozitë mjaft të mirë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi që i ka grumbulluar deri më tani 50 pikë, ndërsa ndiqet nga pas nga Çellzi që i ka 44 pikë. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close