BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Siria: Vrasja e Sulejmanit agresion i vrazhdë amerikan

Siria sot ashpër e dënoi  “agresionin e vrazhdë dhe kriminel amerikan”, i cili solli deri te vrasja e gjeneral-majorit Kasim Sulejmani, që paraqet eskalim serioz të tensioneve në Lindjen e Mesme, transmetuan agjencitë botërore, duke e cituar kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sirisë.

Damask, 3 janar 2020 (MIA) – Siria sot ashpër e dënoi  “agresionin e vrazhdë dhe kriminel amerikan”, i cili solli deri te vrasja e gjeneral-majorit Kasim Sulejmani, që paraqet eskalim serioz të tensioneve në Lindjen e Mesme, transmetuan agjencitë botërore, duke e cituar kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sirisë.

Siria ashpër e dënon agresionin e SHBA-së, në të cilin u vranë gjenerali Kasim Sulejmani, zëvendëskomandanti i milicive shiite të Irakut, Abu Mahdi al Muhandis dhe të tjerë, njoftojnë për TASS burime nga Siria.

Siria është bindur se ky “aksion i vrazhdë do ta përforcojë vendosmërinë për t’u ndjekur shembulli i liderëve të vrarë të rezistencës”, thonë burime nga MJP e Sirisë, për agjencinë SANA. oxh/

 

Back to top button
Close
Close