0_Maqedoni.PortalShoqëri

Sindikata e REK Osllomej dhuroi pajisje mbrojtëse në spitalin e Kërçovës

Sindikata e REK Osllomej ka dhuruar pajisje mbrojtëse në Qendrën mjekësore Kërçovë.

Shkup, 10 prill 2020 (MIA) – Sindikata e REK Osllomej ka dhuruar pajisje mbrojtëse në Qendrën mjekësore Kërçovë.

Sipas EEM, janë dhuruar 2.000 doreza, 1.000 maska, 120 pako pajisje për dezinfektim dhe është bërë dezinfektimi i ambienteve të spitalit.

Sindikata e REK Osllomej që në fillim të krizës shëndetësore, siguroi pajisje mbrojtëse edhe për punonjësit e kombinatit me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, siç janë maska, doreza, mjete dezinfektuese dhe dezinfektim të ambienteve të punës.

Janë siguruar edhe termometra me lazer për matjen e temperaturës së punëtorëve kur hyjnë në termocentral, gjegjësisht para hyrjes në vendin e punës, qëndron në komunikatë. mb/

Back to top button
Close
Close