0_Maqedoni.PortalShoqëri

Sindikata e pavarur akademike kërkon që Kuvendi të debatojë për rritjen e premtuar të pagave

Sindikata e pavarur akademike (SPA) sërish sot dërgoi  apel për caktim urgjent të debatit  në Komisionin kuvendor amë për punë dhe politikë sociale, me çka thonë,  do të zhbllokohet procedura për miratim të Ligjit plotësues për pagesë të pagave e cila parasheh rritje të pagave në arsimin e lartë për 10 për qind.

Shkup, 13 shkurt 2020 (MIA) – Sindikata e pavarur akademike (SPA) sërish sot dërgoi  apel për caktim urgjent të debatit  në Komisionin kuvendor amë për punë dhe politikë sociale, me çka thonë,  do të zhbllokohet procedura për miratim të Ligjit plotësues për pagesë të pagave e cila parasheh rritje të pagave në arsimin e lartë për 10 për qind.

Nga Sindikata potencojnë se sot kanë dërguar kërkesë për takim me Vllatko Gjorçev, kryetar i komisionit për punë dhe politikë sociale, para mbajtjes të seancës së caktuar të Komisionit në orën 14:00 me qëllim që ta arsyetojnë edhe njëherë vlerën  e miratimit të Ligjit për plotësim të Ligjit për pagesë të pagave në RMV sipas procedurës së shkurtuar, por, citojnë,  përgjigje të kërkesës nuk kanë marrë, ndërsa në ndërkohë  seanca e Komisionit sërish është anuluar.

“Apelojmë edhe njëherë për caktim urgjent të debatit në komisionin amë,  me çka do të zhbllokohet procedura për miratim të Ligjit i cili parasheh rritje të pagave në arsimin e lartë për 10 për qind. Nëse atë nuk e bën kryetari i Komisionit Vllatko Gjorçev, kërkojmë nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sipas kompetenca të tij, ta caktojë seancën e Komisionit për punë dhe politikë sociale. Përkujtojmë edhe njëherë nëse Kuvendi  nuk e voton Ligjin para se të shpërbëhet, do të bëhet e qartë se rritja e premtuar  e pagave në arsimin e lartë paraqet vetëm lëndë të arsyetimit partiak parazgjedhor, të cilat shkilen  në kurriz të të punësuarve në arsimin e lartë”, qëndron në kumtesën e SPA. sa/

Back to top button
Close
Close