0_Maqedoni.PortalShoqëriVideo deklaratë

Sindikata e AOGJSH-së e dënoi sjelljen e zëvendësministrit plotësues Tripunovski

Kryetari i Sindikatës të punonjësve  të Administratës të Organeve Gjyqësore  dhe Shoqatave qytetare (AOGJSH), Pece Grujovski në kofnerencën e sotme për shtyp  e kualifikon sjelljen e zëvendësministrit plotësues në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski, si të pashembullt, sepse, siç tha, ajo paraqet  shkelje të integritetit personal të të punësuarve dhe mobing.

Shkup, 19 janar 2020 (MIA) – Kryetari i Sindikatës të punonjësve  të Administratës të Organeve Gjyqësore  dhe Shoqatave qytetare (AOGJSH), Pece Grujovski në kofnerencën e sotme për shtyp  e kualifikon sjelljen e zëvendësministrit plotësues në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski, si të pashembullt, sepse, siç tha, ajo paraqet  shkelje të integritetit personal të të punësuarve dhe mobing.

“Apelojnë te të gjithë bartësit e funksioneve publike të përmbahen  në periudhën e mëtutjeshme  deri në zgjedhje nga incizimet, ndërsa përderisa është e nevojshme për procesin e punës,  obligohen ta paralajmërojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë për mbrojtje të të dhënave personale”, theksoi Grujovski.

Ai theksoi se me qëllim të parandalimit të ngjarjeve të tilla të mëtutjeshme, Sindikata e AOGJSH-së do t’i njoftojë edhe Federatën evropiane dhe botërore  të sindikatave nga sektori publik, të cilët, siç citoi,  kanë ndikim të madh  në institucionet evropiane.

“Bartësit e funksioneve publike të mos e keqpërdorin  administratën e tyre dhe të mos e shfrytëzojnë  për marketing partiak personal dhe interesa për shkak të realizimit të qëllimeve zgjedhore”; theksoi kryetari i AOGJSH.

Në pyetjen e gazetarëve rreth asaj  se administrata shfrytëzohet  për qëllime partiake, dhe siç citohet,  nuk e kryen funksionin e tij adekuat, Grujovski theksoi se  administrata publike para dhe pas zgjedhjeve është goditje e partive nga njëra anë dhe tjetra.

I pyetur se çka do të ndërmarrë Sindikata në lidhje me sjelljen e Tripunovskit, kryetari i AOGJSH  tha se nuk mund të ndërmarrin asgjë.

Njëherit të premten, Tripunoski publikoi video-incizim  në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk, të quajtur “Vizitë e jashtëzakonshme dhe kontroll në NJR Berovë”.

Për videon dje reaguan edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

MSHIA kumtoi se e dënon çdo përpjekje për keqpërdorim dhe mobing të administratës. sa/

Back to top button
Close
Close