0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëriVideo deklaratë

Simpozium në FON: Arsimi, kyç për paqen globale dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Arsimi të jetë prioritet absolut në gjitha agjendat politike, jo vetëm kur shënohet dita ndërkombëtare e saj. Një nga rolet e arsimit ndonjëherë dhe tani është që esencialisht kontribuon në paqen dhe zhvillimin, dy punë që nuk shkojnë njëra pa tjetrën, ka porositur presidenti Stevo Pendarovski në simpoziumin "Roli i arsimit në ruajtjen e paqes globale dhe zhvillimit të qëndrueshëm" të cilin sot e ka organizuar Universiteti FON.

Shkup, 24 janar 2020 (MIA) – Arsimi të jetë prioritet absolut në gjitha agjendat politike, jo vetëm kur shënohet dita ndërkombëtare e saj. Një nga rolet e arsimit ndonjëherë dhe tani është që esencialisht kontribuon në paqen dhe zhvillimin, dy punë që nuk shkojnë njëra pa tjetrën, ka porositur presidenti Stevo Pendarovski në simpoziumin “Roli i arsimit në ruajtjen e paqes globale dhe zhvillimit të qëndrueshëm” të cilin sot e ka organizuar Universiteti FON.

“Për fat të keq të dhënat e KB-së rreth 265 milionë fëmijë dhe të moshuar nuk kanë qasje ose nuk e kompletojnë arsimin e tyre fillor. Kjo nënkupton rritje të analfabetizmit, varfërisë dhe pabarazisë gjinore. Në nivel global duhet edhe shumë të punohet që të mundësohet qasje e papenguar deri te arsimi të çdo pjese të Tokës. Krizat e refugjatëve dhe emigrantëve e përkeqësojnë situatën dhe kërkojnë liderizëm të përgjegjshëm për përballje me këtë problem”, ka thënë Pendarovski.

Profesori Çarls Gudhart nga Shkolla e Londrës për ekonomi dhe ish këshilltar i Bankës së Anglisë, ka thënë se çështje me rëndësi në globalizimin është demografia dhe se kapitali njerëzor dhe vënia e Afrikës në zhvillimin do të jetë sfida në katër -pesë dekadat e ardhshme.

Sipas prof. dr Eduard Nell, profesor në Nju skup Nju Jork dhe Fondacionit “Xhon Brademas”, bota jeton në periudhë të rrezikshme për shkak të rritjes së personaliteteve autoritare që siç tha “në masë të madhe janë të përfshirë në konfliktin e identitetit”.

Me video- incizim është paraqitur edhe Federiko Major Saragosa, ish drejtor i UNESKO-s dhe kryesues i Këshillit Evropian të Fondacionit për kulturë dhe paqe.

“Patjetër të ndryshojë mënyra e jetës pasi pakthyeshmëria është veçmë realitet. Me rëndësi është roli i universiteteve të përgjigjen në reagimin”, ka thënë Saragosa.

Në hapjen e simpoziumit fjalim ka pasur edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili kia thënë se rritja dhe zhvillimi janë të mundshëm përmes solidaritetit dhe miqësive, por janë të pamundur pa arsimin.

Pronari i Universitetit FON Sefer Canovski dhe rektori Nano Ruzhin kanë ndarë mirënjohje për profesorë nderi dhe doktor shkencash të Universiteteve ndaj 13 anëtarëve të Bordit të cilët kanë marrë pjesë sot në simpoziumin. Mirënjohje “Doktor honoris kauza”, FON u ka ndarë Butros Butros Galit, Xhon Brademas dhe Boris Trajkovskit. fab/

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close